Nëse vetëm edhe paramendimi i gërvishtjes së thonjve në tabelë ju rrëqeth, lirisht fajësojeni amigdalën ruaj. kompleksin e bërthamave që gjendet në maje të lobit temporal.
Shkencëtarët kanë zbuluar që kjo pjesë e trurit qëndron pas averzionit ndaj toneve të larta.
Sipas fjalëve të tyre, tingulli i cili krijohet kur prekim me thonj tabelën, e cila është në zonën e njëjtë të frekuencës sikurse edhe piskama e fëmijës, paraqet instinktin e lashtë për mbijetesë.
Gjatë hulumtimit është skanuar truri i 13 vullnetarëve të cilët kanë dëgjuar tinguj të ndryshëm, të cilët i kanë vlerësuar sipas asaj se sa shumë u pëlqen secili.
Sa më i papërshtatshëm ka qenë tingulli, më aktive ka qenë amigdala. Amigdala pas kësaj ka aktivizuar korteksin dëgjimor, për ç’arsye tingulli ka qenë edhe më i papërshtatshëm, transmeton Telegrafi.
Vullnetarët si më të sikletshmin e kanë vlerësuar tingullin i cili krijohet me thikën e cila gërvisht xhamin. Grithja e thonjve në tabelë është vlerësuar si tingulli i pestë më i sikletshëm.
“Duket se në kokë aktivizohet diçka shumë primitive. Ndoshta ky është një lloj i alarmit nga amigdala në korteksin dëgjimor.
Ekziston gama e frekuencave në të cilat veshi ynë është më së shumti i ndjeshëm”, ka thënë Sukhbinder Kumar, nga Universiteti në Newcastle.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...