Ju keni ngrënë shumë fruta, perime dhe fibra, keni ushtruar dhe keni shmangur pijet me sheqer dhe ende po gërhisni? Sipas National Sleep Foundation, përafërsisht 18 milion amerikanë vuajnë nga ky lloj çrregullimi.
Ky çrregullim shkaktohet kur gjuha pozicionohet në atë mënyrë, që bllokon rrugët e frymëmarrjes. Personat që vuajnë nga apnea kanë tendencë të kenë probleme me frymëmarrje dhe të gërhasin.
Zakonisht njerëzit që janë obezë vuajnë nga ky çrregullim i gjumit. Sipas American Sleep Apnea, për shkak të indeve të tepërta në regjionin e fytit njerëzit, që janë të shëndoshë kanë prirje të gërhasin dhe të përballen me çrregullimin e apnesë.
Krahas këtij faktori, mungesa e gjumit shkakton edhe destabilizimin e dy hormoneve që e afektojnë nevojën e të ngrënit. Kjo do të thotë që kur keni mungesë gjumi, ju ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës dhe nuk e përceptoni kur ngopeni.
Deprivimi nga gjumi gjithashtu ndikon në prishjen e balancit të procesit të metabolizmit dhe ka efekte të tjera negative për shëndetin.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin