Pse ndodhë rënia e flokëve?

08:48 | 3 Nëntor 2021
A. B.

Janë disa lloje të ndryshme trajtimesh që premtojnë të luftojnë rënien e flokëve, por shumë prej tyre janë të kushtueshme dhe të ashpra.

Por një hulumtimi i ri në sugjeron se ka një mënyrë më të lehtë për të ndihmuar në reduktimin e rënies së flokëve, e kjo është mënyra e të ushqyerit, transmeton arbresh.info

Lexoni më poshtë për të zbuluar se si regjimi juaj ushqimor mund të ndikojë në rënien e flokëve.

Një regjim ushqimor me yndyra të larta mund të nxisë rënien e flokëve.

Studimi zbuloi se ata që kishin një regjim ushqimor me yndyra të larta, kishin më shumë gjasa të përjetonin rrallim dhe humbje të flokëve.

Sipas studiueseve një regjim ushqimor i tillë, mund të përshpejtojë rrallimin e flokëve duke varfëruar qelizat staminale të folikulit të flokëve, përgjegjëse për rritjen e flokëve.

Mbipesha ose obeziteti mund të rrisë rrezikun e rënies së flokëve.

Kjo nuk është hera e parë që hulumtimet kanë gjetur një lidhje midis peshës, dietës dhe rënies së flokëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme