Nëse pasi ke ngrënë, ndihesh i përgjumur dhe i lodhur, nuk je i vetmi. Kjo i ndodh shumicës së njerëzve dhe specieve të gjalla. Studiuesit kanë gjetur disa prova që në gjuhën shkencore i quajnë ‘Sleepiness postprandial’, që ndryshe njihet si ‘koma nga ushqimi’, që prek edhe gjarpërinjtë, minjtë, insektet etj.
William Ja, profesor i neuroshkencës në Florida e argumenton kështu për revistën Time: Kjo sjellje që jo të gjithë i kanë kushtuar vëmendje, por është e rëndësishme. Kemi të bëjmë me një gjendje të njëjtë si ‘koma’ pasi kemi ngrënë. Nga studimet që kemi bërë na rezulton se para se të konsumojmë ushqim, në trurin tonë aktivizohen sinjalet e vigjilencës, të cilat bëjnë të mundur rritjen e ndjenjës së urisë. Këto sinjale na ndihmojnë ne të ulemi e të ushqehemi. Dhe në momentin që ne mbarojmë me ushqimin, këto sinjale kthehen në gjendjen normale dhe kjo bën që trupi të pësojë sërish ndryshim e të prekemi nga ndjenja e përgjumjes apo lodhjes.
Të tjerë thonë se ndryshimet pas vaktit të ushqimit në qarkullimin e gjakut shpjegon më së miri ndjenjën e përgjumjes dhe lodhjes. Pra qarkullimi i gjakut rritet shumë pasi konsumojmë ushqimin dhe këtë teori e vërteton Tomonori Kishino, profesor i shkencave shëndetësore në Universitetin Kyorin të Japonisë i cili sqaron më tej: Ndërsa gjaku qarkullon dhe bën rrugën deri në tru, shkakton ndjenjat e përgjumjes. Studime të tjera të kaluara sugjerojnë se qarkullimi i gjakut në tru nuk ndryshon pasi një person konsumon vaktin.
Ndërkohë që shkencëtarët ende po studiojnë se pse përjetojmë koma nga ushqimi, flitet për disa faktorë: Një nga faktorët mund të jetë sasia e madhe e ushqimit, me të tjerë të përmendur, si ushqimet e ngarkuara me kripë dhe proteina. Disa shkencëtarë thonë se gjumi në një farë mënyrë ndihmon në tretjen më të mirë të ushqimit dhe kjo bën që pas vaktit, automatikisht të ndjejmë ndjenjën e përgjumjes, që të fillojë procesi i tretjes. Këto mbeten thjesht hipoteza dhe teori, por ende nuk kemi një arsye për të cilën të gjithë bien dakord. Megjithatë, nuk ka asgjë për tu shqetësuar, veçse të tregoni kujdes me sasinë e ushqimit që konsumoni
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA