Pse lëviz beba gjatë natës kur jeni shtatzënë?

23:14 | 31 Mars 2017
M. A.

Gratë shtatzëna janë gjithmonë të emocionuara kur i ndjejnë lëvizjet e bebes brenda tyre.

Në përgjithësi, çdo lëvizje supozohet të jetë lëvizje e mirë pavarësisht kohës kur ndodh, gjatë ditës apo natës.

Në muajin e shtatë të shtatzënisë, bebja fle shumicën e ditës. “Psychology Today” thotë se bebet flenë 95 për qind të kohës, përderisa vazhdojnë të lëvizin me një ritëm prej 50 herëve në orë. Ky ritëm ndryshon në përditshmëri, por lëvizjet fillojnë të kenë një ritëm të njëjtë kur i afroheni datës së lindjes.

Disa bebe janë më aktive gjatë ditës, sugjeron “American Pregnancy Association”. Megjithatë, mund të mos jeni të vetëdijshme për lëvizjet gjatë ditës, aq sa i vëreni ato gjatë natës.

Mund edhe të mos i ndjeni lëvizjet e vogla, ose ndoshta kur jeni duke lëvizur. Por, gjithmonë do t’i vëreni lëvizjet e ashpra ose kur bebja ju godet me forcë.

Ndër arsyet që shpjegojnë se përse bebja është më aktive gjatë natës, mund të jetë se është një kohë ku nuk ndjen ndonjë aktivitet ose lëvizje përreth.

Gjatë ditës, kur jeni duke lëvizur shumë, ju edhe mund ta futni beben në gjumë nga lëvizjet e tepërta. Por, kur flini, lëvizja ndalon, dhe bebja fillon të brengoset se çfarë është duke ndodhur përreth.

Veç këtyre, gjatë muajit të shtatë të shtatzënisë, embrioni fillon ta njohë zërin e nënës. Nëse bebja dëgjon zëra të panjohur përreth, kjo e shkakton atë të bëhet më aktiv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme