Një hulumtim i ri ka hedhur dritë mbi mekanizmin thelbësor i cili ka ndikuar te përhapja e koronavirusit në të gjithë botën.
Një analizë e hollësishme e strukturës së virusit tregon se mekanizmi që ai përdor për të infektuar qelizat njerëzore është katër herë më i fortë se mekanizmi i koronavirusit që shkaktoi Sars, sëmundje që vrau qindra njerëz në vitin 2002.
Studimi sugjeron që grimcat e koronavirusit që thithen përmes hundës dhe gojës kanë një shans më të lartë për t’u bashkuar me qelizat e traktit të sipërm respirator.
Shkencëtarët e Universitetit të Minnessota-s përdorën kristografografinë me rreze X për të krijuar një pamje 3D të anatomisë së virusit.
“Struktura 3D tregon se në krahasim me virusin që shkaktoi shpërthimin e Sars në vitit 2002-2003, koronavirusi i ri ka evoluar në strategji të reja për t’u lidhur me receptorët njerëzorë,” u shpreh Dr. Fang Li, i cili drejtoi ekipin e mjekëve amerikanë.
Ky studim po përdoret nga shkencëtarët për të krijuar medikamente të ndryshme, të cilat mund të neutralizojnë virusin para se të infektojë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...