Studimi është kryer me 4 mijë njerëz.
Sigurisht ju keni menduar se pse kafja vepron si një stimulues i jashtëzakonshmë për disa njerëz, sidomos për ata të cilët nuk e imagjinojnë dot mëngjesin pa kafe.
Megjithatë, ekziston edhe grupi tjetër që kafen nuk e gjejnë si pije stimuluese, madje e gjejnë pak problematike sepse i lë pa gjumë, transmeton portal arbresh.info
Sipas ekspertëve, për këtë luajnë rol gjenet.
Sipas studimeve të shumta që janë kryer për kafen për të shqyrtuar si dëmin dhe rreziqet e mundshme, si dhe përfitimet e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur poshtë studimet se kjo pije mund të jetë potencialisht kancerogjene, duke pranuar se “nuk ka prova të mjaftueshme”.
Siç shkruan Neë York Times, gjërat nuk janë aq të thjeshta, transmeton portal arbresh.info
Dhjetë vjet më parë, Ahmed El-Sohemi, një profesor i të ushqyerit në Universitetin e Torontos, vendosi të ekzaminojë një gjen të veçantë të quajtur CYP1A2, i cili është i përfshirë në metabolizmin e kafeinës, dhe mbi bazën e të cilit është e mundur të përcaktohet se si kafeja ndikon në zemrën e njeriut.
Njerëzit që trashëgojnë dy kopje të një varianti “të shpejtë” të gjenit CYP1A2, njëri prej të dy prindërve, dihet se kanë aftësinë për të metabolizuar shpejt dhe mund të shpërbëjnë kafeinën rreth katër herë më shpejt sesa ata që trashëgojnë variante “të ngadalta” të këtij gjeni nga prindërit e tyre.
Arsyet pse kafeja turke zgjatë jetën
Studimi përfshiu 4,000 të rritur dhe El-Sohemi dhe kolegët zbuluan se njerëzit që pinin katër ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin një rrezik prej 36 përqind më të lartë të sulmit në zemër.
Sidoqoftë, duke u thelluar në vetë çështjen e gjeneve, studiuesit kanë zbuluar se ky rrezik vlen vetëm për ata që metabolizojnë ngadalë kafeinën. Kjo tregoi se ata që metabolizuan më shpejt kafeinën dhe pinë mesatarisht tre filxhanë kafe në ditë kishin një rrezik më të ulët të sulmit në zemër.
El-Sohemi shprehet se kafeina mund të jetë shkas për problemet kardiovaskulare tek njerëzit që metabolizojnë kafeinën ngadalë sepse stimuluesi qëndron në trupin e tyre më gjatë. Nga ana tjetër, ata që metabolizojnë kafeinën shpejt kanë përfitimin e përbërësve të tjerë në kafe, të tilla si antioksidantë ose polifenole, me efekte shumë më pak të dëmshme të kafeinës.
Në fakt, shkencëtarët kanë filluar së fundmi të hetojnë lidhjen midis metabolizmit të kafeinës dhe problemeve të tjera shëndetësore siç janë kanceri i gjirit dhe vezoreve, diabeti i tipit 2 dhe sëmundja e Parkinsonit./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...