Google ADS

Pse jo panik?

12:30 | 14 Mars 2020
Arbresh.info

Shkruan: Fitim Uka

1. Paniku mund të dobësoj ndjeshëm aftësinë tuaj të vetë-rregullimit dhe ju shtyn drejt vendimeve të paarsyeshme.

2. Paniku e drejton vëmendjen tuaj vetëm nga rreziku dhe intensifikon mendimet negative.

3. Paniku juaj transmetohet lehtë tek fëmijët dhe ata hetojnë çdo veprim tuajin, që nuk është i zakonshëm, përfshirë edhe reagimet psiko-fiziologjike. Kur edhe fëmijët bëjnë panik, e keni të vështirë të kontrolloni situatën.

4. Paniku e dobëson sistemin tuaj imunitar dhe në rast të paraqitjes së virusit, do të keni më të vështirë që të përballoni shenjat dhe simptomat.

Nuk është turp dhe marre që të ndjehesh i shqetësuar.

Por, ju duhet të flisni për shqetësimin tuaj, sepse duke folur e ulni intenzitetin e panikut.

Panikun nuk mund ta reduktoni duke u përpjekur të injoroni zhvillimet dhe lajmet për Covid 19. Prandaj, lexoni burime kredibile të informacionit, referojuni udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë. Aty mund të shihni fakte të mjaftueshme për të qetësuar veten tuaj dhe familjarët tuaj.

Qetësia në rastet e pandemisë është porta, kujdesi i shtuar është çelësi.

Prandaj, ndiq udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbaj pastërtinë, lexo libra dhe konsulto burime të besueshme informacioni, flisni haptaz me të afërmit për shqetësimet tuaja dhe rikujtoni potencialin që keni për të përballur virusin, bëni aktivitete fizike brenda mundësive, ushqehuni me rregull dhe faluni, lutuni a meditoni për të siguruar qetësinë tuaj shpirtërore.

Fitim Uka është profesor universitar i psikologjisë, njëherësh edhe deputet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme