Sipas statistikave, gratë japoneze po e mbajnë rekordin botëror si gratë që jetojnë më së gjati në Tokë.
Statistikisht, ato jetojnë mesatarisht deri në moshën 84 vjeçare. Çfarë është edhe më interesant, duket se ato nuk fitojnë kurrë peshë. E pra, cili është sekreti i këtyre grave?
Naomi Morijama në librin e saj “Gratë japoneze nuk plaken ose trashen” ka shpjeguar këtë dhe sekreti duket qëndron tek kuzhina japoneze.
Morijama thotë se ka disa ushqime që ndihmojnë gratë të humbin peshë dhe se këto ushqime janë pjesë të kuzhinës japoneze çdo ditë, transmeton Gazeta Express.
Peshku, frutat, soja, orizi, perimet dhe çaji i gjelbër janë disa prej ushqimeve të shëndetshme të cilat janë të mrekullueshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe figurën tuaj të hollë, gjithashtu.
Këto ushqime kanë veti anti-plakje dhe kontribuojnë në humbje të peshës në mënyrë krejtësisht natyrale dhe të shëndetshme.
Është interesant të përmendet fakti se japonezët hanë pothuajse çdo ditë peshk, oriz, supë, perime të gatuara, fruta dhe pinë çaj të gjelbër.
Edhe pse gratë japoneze përbëjnë vetëm 2% të popullsisë botërore, ato hanë rreth 10% të gjithë peshkut në botë.
Siç shpjegon edhe Morijama, prej fëmijërisë prindërit i mësojnë fëmijët e tyre që të hanë ngadalë dhe ta shijojnë çdo kafshatë. Gjithashtu, ka disa rregulla në kuzhinën japoneze që duhet të aplikohen.
Për shembull, çdo pjatë nuk duhet të mbushet kurrë plot ose të shërbehen porcione të mëdha të ushqimit, dhe çdo ushqim duhet të shërbehet ndaras.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...