Femrat duhet të hanë gjatë procesit të lindjes, në mënyrë që lindja të jetë më e shpejtë dhe koha e rikuperimit më e shkurtër.
Kështu kanë deklaruar disa shkencëtarë pas një studimi të realizuar nga Universiteti Thomas Jefferson në Filadelfia.
Grave shtatzëna shpesh u thuhet nuk mund të hanë asgjë tjetër përveç patateve të skuqura pasi të hyjnë në fazën e parë të lindjes.
Deri më tani mjekët janë frikësuar që gjatë lindjes ushqimi mund të shkaktoj asfiksi tek gratë ose mund të ndikoj në anestezion në qoftë se ka nevojë për lindje cezariane.
Megjithatë studimet e reja kanë treguar që shtatzënat mund të ushqehen me shumë më shumë se patatet e skuqura dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem.
Madje karbohidratet ndihmojnë muskujt që të punojnë më mirë, veçanërisht
mitrën, duke dhënë një ngritje të energjisë.
Në studimin e zhvilluar me 3,962 gra, ato që ishin ushqyer gjatë lindjes, kishin një kohë mesatare të lindjes prej 16 minutash si dhe nuk kanë pasur asnjë problem me anestezion.
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë