Studimi i fundit i kryer nga Royal London Hospital ka zbuluar se pse fëmijët gërhasin dhe se cila është gjendja e tyre shëndetësore.
Fëmijët obezë nën moshën katër vjeç shpesh vuajnë nga çrregullime të gjumit që mund të ndikojnë negativisht në suksesin e tyre në shkollë, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët kanë analizuar gjumin që e fëmijëve obezë.
Nga 63 prej tyre, 54 prej tyre është treguar se vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit, një formë e rëndë e gërhitës gjatë së cilës rrjedha e ajrit dëmtohet dhe nivelet e oksigjenit në gjak zvogëlohen.
Nëse ky çrregullim nuk trajtohet, fëmijët janë të përgjumur gjatë ditës, gjë që ndikon negativisht në aftësinë e tyre për t’u përqendruar dhe çon në performancë të dobët të shkollës.
Mjekët bëjnë thirrje për t’i kushtuar vëmendje shtesë fëmijëve obezë të cilët nuk ia dalin që të humbasin peshë.
Sipas mendimit të tyre, të gjithë fëmijët me mbispeshë duhet të ekzaminohen për të përcaktuar nëse vuajnë nga vështirësi në gjumë./arbresh.info/
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...