Google ADS

Pse frutat duhet t’i hani gjithmonë para buke?

10:29 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Nëse deri më tani ju është thënë se frutat duhen konsumuar gjithmonë pas vaktit ushqimor, na lejoni të ju tregojmë se ky ves është i gabuar.

Por kur duhen konsumuar frutat?

Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar frutat është mëngjesi i hershëm pas një gote me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arrin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur.

Ideale është qe frutat te konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor ose dy orë pas këtij të fundit.

Pse e gjithë kjo?

Frutat kanë tendencë ta kryejnë më shpejt procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera. Pra, nëse ju hani makarona dhe pas tyre fruta, tretja e makaronave do të ju ndalojë tretjen e frutave dhe kështu ato do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme