Çaji i bardhë ka një spektër të madh të ndikimeve në trup, dhe një numër të madh të përfitimeve për shëndetin.
Çaji i bardhë bëhet nga sythet e reja dhe gjethet shumë të reja të thara lehtësisht. Për shkak të përpunimit të kujdesshëm dhe shumë të lehtë, gjethet përmbajnë të gjithë antioksidantet e veta të rëndësishme.
Antioksidantet janë bashkëdyzime që kanë efekt shumë të dobishëm për shëndetin tonë. Disa çaja përmbajnë shumë antioksidantë, por çaji i bardhë ka koncentrimin më të madh.
Antioksidantët në çajin e bardhë mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit, dhe ndoshta madje mund të ndihmojnë që të ngadalësohet procesi i plakjes.
Çaji i bardhë kërkon kujdes dhe mund të madh për t’u prodhuar. Zgjidhet një lloj i veçantë i shkurreve të çajit, zakonisht disa vite para të korrave të para. Sythet dhe gjethet avullohen dhe thahen ngadalë. Çaji i bardhë ka një spektër të madh të ndikimeve në trup, dhe një numër të madh të përfitimeve për shëndetin.
Çaji i bardhë mbron nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru, shkaqet kryesore të vdekjes në botën industriale, si dhe shumë gjendje të tjera, lehtëson simptomat e sëmundjes dhe nxit shërimin, forcon sistemin kardiovaskular dhe të imunitetit, flokët dhe dhëmbët.
Çaji i bardhë mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak dhe të lehtësojë simptomat e diabetit. Zvogëlon stresin dhe rrit energjinë. Studimet sugjerojnë që mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të nxisë trupin që të shpenzojë më shumë yndyra.
Çaji përdoret si ilaç tashmë prej shekujsh. Tani shkenca moderne zbulon atë që njerëzit në Kinë dhe nëpër botë tashmë e dinë që një kohë të gjatë: çaji është i mirë për ju.
Parandalimi i kancerit
Çaji i bardhë ndoshta posedon forcën për luftë kundër qelizave kancerogjene dhe shumë llojeve të ndryshme të kancerit, siç është kanceri i zorrës së trashë, prostatës dhe stomakut. Flavonoidet, një lloj i antioksidantëve, zvogëlojnë rritjen e qelizave të kancerit dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave të reja. Në disa raste, çaji i bardhë ka pasur sukses si edhe ilaçet me recetë, por pa efekte anësore.
Tensioni i ulët i gjakut
Studimet tregojnë që çaji i bardhë mund të përmirësojë funksionimin e artereve. Ndihmon në uljen e tensionit të rritur të gjakut. Pasi që ndihmon enët e forta dhe të shëndetshme të gjakut, çaji i bardhë mbron nga sulmi shkatërrues i trurit.
Nivelet më të ulëta të kolesterolit
Katekinet, grupi tjetër i antikoksidantëve, zvogëlojnë kolesterolin, ndërsa çaji i bardhë është përplot me to. Kolesteroli është lloj i veçantë i yndyrave të nevojshme për shëndetin. Ekziston kolesteroli i mirë dhe i keq, ndërsa çaji i bardhë rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe zvogëlon nivelin e të keqit.
Mbrojta e zemrës
Çaji i bardhë mbron zemrën dhe tërë sistemin e qarkullimit të gjakut. Hulumtuesit po ashtu kanë zbuluar që njerëzit të cilët pinë 2 ose më shumë filxhanë çaj në ditë kanë gati 50 për qind probabilitet më të vogël që do të vdesin pas sulmit në zemër. Çaji i bardhë është në të vërtetë eliksir i jashtëzakonshëm për zemër.
Eshtrat e forta
Studimet zbulojnë që njerëzit të cilët kanë pirë çaj rregullisht kanë pasur dendësi më të madhe të eshtrave, për dallim nga ata që nuk kanë pirë. Çaji i bardhë po ashtu mund të ketë efekte pozitive tek të sëmurët nga artriti dhe osteoporoza.
Efekti antibakterial dhe antivirusal
Çaji i bardhë është vrasës natyral i baktereve dhe viruseve. Antioksidantët mbrojnë tërë sistemin e imunitetit, duke ofruar mbrojtje nga një varg i gjatë i sëmundjeve, transmeton Koha.net. Parandalon ftohjen dhe gripin, ndërsa mund të lehtësojë edhe simptomat e atyre që janë të sëmurë me HIV.
Shëndeti i dhëmbëve dhe i mishit të dhëmbëve
Çaji i bardhë përmban sasi të vogël të fluoridit dhe materieve tjera ushqyese të cilat i ruajnë dhëmbët të fortë dhe të shëndetshëm. Po ashtu shkatërron bakteret që shkaktojnë plakun dhe erën e keqe.
Lëkura e shëndetshme
Radikalet e lira që shkaktohen nga ekspozimi i gjatë në diell, stresi dhe ushqimi i keq mund të dëmtojnë lëkurën dhe të shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës. Çaji i bardhë mbron lëkurën dhe ndihmon të parandalohet dëmtimi. Pirja e çajit të bardhë nxit lëkurën e shëndetshme dhe me shkëlqim.
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...