Pse duhet të pini një lugë vaj ulliri dhe lëng limoni në stomakun bosh

01:44 | 28 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Është një shprehje e vjetër që thotë se ‘shëndeti është pasuri’. Por, për të qenë të shëndetshëm, duhet të kontrollojmë edhe mënyrën se si ushqehemi dhe mënyrën se si të pastrojmë trupin tonë nga toksionat.

 A e dini se zgjidhja më e thjeshtë dhe më e mirë është vaji i ullirit me limon? Lexoni si të kombinoni këta përbërës dhe si t’i përdorni, transmeton arbresh.info
Vaji i ullirit me limon pastron mëlçinë për një kohë të shkurtë.
Sapo të filloni të përdorni këto dy përbërës ju do të ndjeheni më energjik dhe do të jeni në gjendje të përqendroheni më mirë në aktivitetet e përditshme.
Gjithashtu, nëse keni probleme me kapsllëk, kjo përzierje ju ndihmon shumë.
Vaji i ullirit me limon përdoret edhe për të trajtuar lëkurën. Kjo përzierje e bën lëkurën më të shëndoshë dhe më të pastër, transmeton arbresh.info
 Gratë që kanë përdorur këtë metodë për të trajtuar lëkurën, kanë thënë se ky trajtim ka parandaluar edhe plakjen.
Për përfitime shëndetësore ja cilët janë përbërësit që ju duhen dhe si duhet ta përdorni:

1 gotë ujë e ngrohtë
1 lugë gjellë vaj ulliri
lëng limoni 
1 lugë e vogël mjaltë

 Përzieni të gjithë përbërësit dhe e pini në mëngjes, në stomakun bosh. Por, duhet të keni parasysh që këtë trajtim duhet ta përdorni vetëm 1 muaj dhe më pas pushoni për një kohë. Trajtimin me vaj ulliri dhe me limon mund ta përsëritni pas një kohe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme