Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por gabimi që bëjnë shumica është se nuk duhet të pinë kurrë kafe në stomakun bosh.
Studiuesit nga Universiteti i Bath kanë zbuluar se pirja e kafesë para mëngjesit mund të dëmtojë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak, transmeton portali arbresh.info
Profesor James Bates thotë se shumica e njerëzve pinë kafe sapo zgjohen nga gjumi.
“Kontrolli i sheqerit në gjak dobësohet nëse gjëja e parë me të cilën trupi ynë bie në kontakt është kafeja”, tha ai.
Në studim kanë marrë pjesë 29 burra dhe gra të shëndetshëm, në mënyrë që t’i nënshtrohen tre eksperimenteve të ndryshme.
Në eksperimentin e parë, pjesëmarrësve iu kërkua që të konsumonin pije të ëmbël sapo të zgjoheshin.
Në të dytin, pjesëmarrësit bënë gjumë të shqetësuar gjatë natës dhe pinë të njejtën pije kur u zgjuan, ndërsa në të tretin, pjesëmarrësit bënë gjumë të shqetësuar, dhe në mëngjes para se të pinin pijen e embël, atyre iu dha kafe e fortë e zezë.
Në çdo test, mostrat e gjakut u morën nga pjesëmarrësit pas një pije me sheqer. Rezultatet zbuluan se një natë me gjumë të shqetësuar nuk përkeqësoi reagimet e glukozës në gjak të pjesëmarrësve gjatë mëngjesit, krahasuar me një gjumë normal të natës.
Megjithatë, u zbulua se kafeja e zezë e fortë e konsumuar para mëngjesit rrit ndjeshëm glukozën në gjak me rreth 50%.
Harry Smith, i cili e drejtoi studimin, tha se “Individët duhet të përpiqen të balancojnë përfitimet e mundshme stimuluese të kafesë me kafeinë në mëngjes me potencialin për nivele më të larta të glukozës në gjak dhe mund të jetë më mirë të konsumojnë kafe pas mëngjesit dhe jo para”.
“Ne duhet të mësojmë shumë më tepër për efektet e gjumit në metabolizmin tonë, siç janë çrregullimet e gjumit, të cilat janë të nevojshme për të prishur metabolizmin tonë dhe për të krijuar komplikime afatgjata”, shtoi ai./arbresh.info/
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë