Shumica e femrave preferojnë deodorantet e meshkujve, duke pohuar se janë më të fortë dhe funksionojnë më mirë se sa versionet e femrave.
Gjëndrat e djersës tek meshkujt prodhojnë më shumë djersë, kështu që do të kishte kuptim që deodoranti i tyre të jetë më i fuqishëm, apo jo?
Megjithatë, dallimi i madh ndërmjet deodorantit të meshkujve dhe femrave është në fakt vetëm larmia e aromave dhe paketimit.
Në të dy llojet e deodoranteve të një brendi të caktuar, përbërësi aktiv është i njëjtë dhe i pranishëm në sasi të njëjtë.
Megjithatë, ekziston një arsye tjetër se pse duhet të bleni deodorant të meshkujve në vend të versionit femëror.
Përfitimi më i madh i blerjes së deodorantit të meshkujve në krahasim me atë të femrave, qëndron thjeshtë në faktin se këto kushtojnë pak më lirë.
Nuk bëhet fjalë për shumë të madhe, disa centë më pak për produkt të njëjtë si dhe me përbërës aktivë pothuajse të njëtë.
Pra, nëse dëshironi të kurseni dhe të mos bazoheni në paketimin tërheqës femëror, atëherë mund të zgjidhni blerjen e deodoranteve për meshkuj.
Një tjetër arsye pse të bleni deodorant të meshkujve? Etiketat e dizajnuesve si Tom Ford dhe Chanel kanë bërë deodorant me fragrancë në formë stiku, por që shitet vetëm për meshkujt.
Pra, nëse dëshironi të ndjeni aromën e Chanel-it nën sqetulla, atëherë deodoranti për meshkuj është opsion i mirë për ju.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...