Shumica e njerëzve e dinë se boronica e kuqe trajton infeksionet urinare. Megjithatë, boronica e kuqe ka përfitime të mëdha shëndetësore.
Lëngu i boronicës përmban shumë kalori. Indianët e vjetër i kanë konsumuar ato si ushqim dhe si përbërës për trajtimin e plagëve, shkruan portali arbresh.info
Më poshtë mund të lexoni se cilat janë përfitimet e shumta të lëngut nga boronica e kuqe.
Për disa mijëra vite, boronica e kuqe është përdorur për të parandaluar infeksionet e traktit urinar. Studimet e shumta kanë theksuar se boronica e kuqe parandalon edhe sëmundjet e veshkave.
Proanthocyanidines e gjetur në boronicën e kuqe pengon në rritjen e bakterieve në gojë, të cilat shkaktojnë prishje të dhëmbëve. Besohet se lëngu nga boronica e kuqe parandalon prishjen e dhëmbëve dhe promovon shëndet të mirë oral.
Studimet e kryera nga Universiteti i Mjeksisë në Athinë, kanë gjetur se boronica e kuqe është e dobishme në parandalimin e kancerit të prostatës dhe gjirit.
Konsumimi i lëngut të boronicës pengon në rritjen e bakterieve që shkaktojnë gripin. Ky lëng lehtëson dhimbjet e fytit dhe simptomat tjera të ftohjes.
Acidet organike që përmban lëngu nga boronica e kuqe mund të ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave në trup.
Lëngu nga boronica e kuqe parandalon formimin e gurëve në veshka.
Ulçera shkaktohet nga përhapja e bakterieve në stomak. Lëngu nga boronica e kuqe jo vetëm që e pengon aftësinë e riprodhimit të bakterieve, por edhe zvogëlon inflamantimin e traktatit.
Studiuesit në Universitetin e Floridës, kanë gjetur se pirja e lëngut të boronicës së kuqe forcon në mënyrë të dukshme sistemin imunitar.
Antioksidantët që përmban boronica e kuqe, ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës. Aftësia e tyre është për të luftuar radikalët e lirë dhe gjithashtu ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës.
Inflamacioni i mushkërive ndodh për një sërë arsyesh, duke përfshirë të ftohtin dhe pirjen e cigares. Lëngu i boronicës së keqe ndihmon në lektësimin e inflamacionit dhe mund të përmisojë frymarrjen.
Boronicat e kuqe ndihmojnë shumë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Studimet kanë gjetur se boronica e kuqe parandalon mbylljen e arterieve dhe parandalon kolesterolin e keq.
Nivelet e larta të vitaminës C dhe E që gjenden në boronicën e kuqe, ndihmojnë shumë gratë shtatzëna, sidomos në parandalimin e infeksioneve.
Boronica e kuqe ndihmon tej mase njerëzit që vuajnë nga çrregullimet hormonale. Ky lëng e bën lëkurën e fytyrës shumë më të butë dhe më të ndritshëm. Gjithashtu, ndihmon edhe në largimin e puçrrave./arbresh.info/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë