Një hulumtim i kryer së fundmi tregon se individët që konsumojnë një dietë të pasur me boronica kanë një shëndet më të mirë, përfshirë këtu shëndetin kardiovaskular, menaxhimin e diabetit, shëndetin e trurit dhe mikrobiomën e zorrëve. Gjithashtu boronicat ndikojnë edhe në qelizat përgjegjëse për rritjen dhe riparimin e muskujve.
Studiuesit shprehen se konsumi i një diete të pasuruar me boronica nga gratë për gjashtë javë ndryshon mënyrën e funksionit të qelizave progresive të muskujve.
Studimi u krye në Universitetin Cornell dhe sipas ekspertëve, muskujt humbasin forcën, fleksibilitetin me kalimin e kohës.
Masa e muskujve zvogëlohet tre deri në pesë për qind pas moshës 30 vjeç dhe kjo normë rritet mbi moshën 60 vjeç.
Prandaj, sipas tyre boronicat ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e qelizave progjenitore të muskujve dhe kontribuojnë për një stres më të ulët oksidativ, të cilat çojnë në rigjenerimin e muskujve gjatë procesit të plakjes./tvklan.al
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...