Pse duhet të hidhni vaj kokosi në kafen tuaj? Arsyet janë befasuese

21:47 | 29 Janar 2018
Trina Galanxhi

Të gjithë ju e pëlqeni kafen, ky artikull ia vlen të lexohet dhe të praktikohet.

Shumë pak njerëz e dinë se nëse vendosni vaj kokosi në kafe do të keni disa përfitime shëndetësore, shkruan portali arbresh.info

Ky lloj vaji jo vetëm që ju bën të humbisni peshë, por edhe stimulon metabolizimin tuaj dhe “vret kaloritë”.

Vaji i kokosit përmban acide yndyrore të mesme dhe trupi i metabolizon ato në mënyrë krejt të ndryshme.

Ky lloj vaji ndihmon edhe të qetësojë organizmin gjatë konsumimit të kafes.

Për të përgatitur kafën që sjell të mira shëndetësore dhe që bëhet me vaj kokosi ju duhen:

¾ filxhan vaj kokosi

1 lugë e vogël ekstrakt vanilje

1 lugë e vogël kanellë

1 lugë e vogël kakao

1 lugë e vogël mjaltë

Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe shtoni në kafen tuaj. Përzieni kafën për 5 sekonda dhe konsumojeni. Shumë shpejt do të vëreni ndryshimet në trup./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme