Kivi filloi të rritet në Zelandën e Re pesëdhjetë vjet më parë, më pas erdhi në Francë, Itali dhe në fund në Greqi.
Nëse dëshironi të siguroni shëndet të mirë dhe imunitet të fortë, kivi është zgjidhja e duhur, transmeton portal arbresh.info
Ja cilat janë vlerat shëndetësore të kivit:
Ndihmon për kapsllëk
Kivi përmban shumë fibra që parandalojnë kapsllëkun, dhe rekomandohet si ushqim për një mëngjes të shëndetshëm. Mund të kombinohet me fruta të tjera, kos, kefir, muesli etj.
Është i shkëlqyer për shikimin
Vitaminat A, C dhe E që përmban ky frut kanë aktivitet antioksidues. Disa studime kanë treguar se kivi mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular senile me 36 për qind. Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, substanca që gjenden natyrshëm në syrin e njeriut. Luteina ndihmon në filtrimin e dritës së dëmshme blu, e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të syve të shkaktuara nga plakja.
Stabilizon presionin e gjakut
Kivi është një burim i pasur i elektroliteve të kaliumit, i cili luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e një sasie të mjaftueshme të lëngjeve në trup. Ai gjithashtu rregullon rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut dhe kundërshton efektet negative të natriumit.
Ul kolesterolin
Kivi përmban fibra që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq. Duke qenë se ul kolesterolin, zvogëlon edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Marrja e duhur e kaliumit është çelësi për një zemër të shëndetshme dhe kivi është një nga burimet më të mira të kaliumit.
Lehtëson stresin dhe qetëson nervat
Kivi është një frut ideal për epokën moderne në të cilën jetojmë. Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës C, ajo largon nervozizmin dhe ankthin. Është gjithashtu frut ideal për lehtësimin e stresit. Mjekët rekomandojnë konsumimin e kivit përpara një interviste pune ose një takimi të rëndësishëm sepse ul tensionin./arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe