Mes frutave më të dashura në stinën e verës është padiskutim edhe pjepri.
I pasur me vitamina A, C dhe PP, njohur ndryshe si niacinë, vitamina B1 dhe B2, kalium, fosfor etj, fibra të tretshme në ujë dhe proteina, pjepri mund të quhet pa frikë fruti mrekullibërës që nuk duhet të mungojë kurrsesi në tryezën tuaj, aq me tepër që jemi në sezonin e tij.
Më poshtë Living do t’ju njohë me të gjitha vlerat e tij ushqyese, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe stilin tuaj të jeteësës.
1.Forcon sistemin imunitar: Pjepri është i pasur me beta-karoten, fitokimikate dhe vitaminë C. Të gjithë këta përbërës stimulojnë prodhimin e qelizave të bardha që kanë efekt mbrojtës për sistemin imun duke e forcuar atë dhe shkatërruar bakteret e dëmshme, viruset dhe toksinat e ndryshme.
2.Lufton kancerin: Pjepri është i pasur me antioksidantë dhe përbërës me veti antibakteriale dhe antiinflamatore që parandalojnë veprimin e radikaleve të lira në organizë, parandalojnë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
3.Lufton artritin: Pjepri mund të ndihmojë në parandalimin e stresit oksidativ në nyje dhe kocka, duke reduktuar inflamacionin e tyre, i cili mund të çojë në kushte të tilla si artriti.
4.Lufton diabetin: Disa studime kanë treguar se konsumi i pjeprit përmirëson metabolizmin e insulinës, që do të thotë një luhatje më të qëndrueshme të sheqerit në gjak.
5.Lufton stresin: Kaliumi është një nga substancat ushqyese thelbësore që gjendet tek pjepri. Kaliumi rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru dhe ju bën të ndiheni më të qetë. Përveç kësaj, duke reduktuar praninë e hormoneve të stresit në trup, mund të zvogëlohen shume simptomat e ankthit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...