Pse duhet ta konsumoni hudhrën në stomak të zbrazët?

22:37 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Hudhra është një ilaç i fuqishëm që përdoret që prej 5.000 vjetësh në shumë kultura të ndryshme.

Arabët, grekët, romakët dhe egjiptianët, ashtu si edhe të gjitha qytetërimet ishin të vetëdijshëm për përfitimet e hudhrave duke bërë kështu që hudhra të jetë një element i zakonshëm në dietën ditore.

Egjiptianët madje krijuan rreth 22 barna nga hudhra.

Hudhra stimulon sistemin tuaj imunitar ashtu sikur edhe mbron trupin tuaj nga shumë sëmundje, transmeton Klan Kosova.

Përdorimi më i mirë i hudhrës

Për parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh, rekomandohet të konsumni hudhrën në stomak të zbrazët.

Hulumtimet nga një numër shkencëtarësh kanë treguar se vetitë antibiotike të hudhrës rriten dhe janë shumë më efektive kur atë e konsumoni esëll, pa ngrënë asgjë paraprakisht.

Hudhra si antibiotik

Hudhra përmban më shumë se 400 përbërës të mineraleve të ndryshëm. Poashtu është një ilaç i shkëlqyeshëm për luftimin e infeksioneve të ndryshme, ftohjes ashtu si edhe gripit.

Hudhra është gjithashtu e pasur me vitaminën B, C dhe D, natrium, magnez, kalcium, kalium, acid fosforik dhe sulfurik.

Përfitimet e hudhrës

Ul nivelin e kolesterolit

Parandalon bllokimin e arterieve

Forcon sistemin imunitar

Mbyt bakteriet

Parandalon sëmundjet e zemrës

Ul shtypjen e gjakut

Zvogëlon rrezikun e sulmit të zemrës

Ndihmon në trajtimin e problemeve me sistemin nervor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme