Pse duhet ta duam dhjamin tonë

01:10 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Ka vende të mira dhe të këqija për mbledhjen e indit dhjamor dhe kështu, për fatin e keq të femrave, pikërisht është më mirë që indi dhjamor të mblidhet në ije dhe vithe. Indi dhjamor me siguri është materia më e urryer në botë, sepse edhe me presionin e medieve gati të gjithë e urrejnë dhjamin dhe me shumë qejf do ta zgjidhnin përgjithmonë problemin me të. Por, megjithatë duhet menduar pak, pohojnë hulumtuesit nga London Imperial College, sepse indi dhjamor është shumë i rëndësishëm për mbijetesë.

Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se tre milionë të rriturve dhe rezultatet kanë treguar që njerëzit pak më të trashë kanë 6 për qind përqindje më të vogël të vdekjes së parakohshme se njerëzit që kanë peshë ideale, madje dhe ata që janë vetëm pak më të trashë nuk kanë rrezik të rritur.

Sasia e vogël e indit të tepërt dhjamor siguron energjinë shtesë në rast të sëmundjeve dhe ndihmon gjatë shërimit nga lëndimet. Siç shpjegon profesori Jamie Bell, deri para njëzet vjetësh është menduar që dhjami është depo e kalorive të tepërta, por kur është filluar të shikohet se çka vjen nga dhjami dhe jo vetëm në dhjam, shkencëtarët kanë ndryshuar pllakën.

Dhjami në fakt është shumë më shumë se indi pasiv i cili na zgjeron në të gjitha drejtimet dhe ka rëndësi të madhe për një varg të tërë të proceseve në trup. Është dëshmuar që dhjami liron afërsisht 300 sinjale kimike, për të cilat ende nuk e dimë çfarë domethënie kanë saktësisht, por e sigurt është që janë shumë të rëndësishme.

Disa nga sinjalet mobilizojnë qelizat e sistemit të imunitetit dhe luajnë rol kyç në luftën kundër infeksioneve, prandaj kjo me siguri është arsye pse njerëzit tepër të dobët vuajnë më shumë nga ftohjet dhe sëmundjet bakteriale, sikurse edhe sportistët në kulmin e tyre.

Sigurisht, ka vende më të mira dhe të këqija për grumbullimin e indit dhjamor dhe kështu fatkeqësisht për femrat pikërisht më mirë është që indin dhjamor ta mbledhin në ije dhe vithe. I keq është indi dhjamor i organeve të brendshme, i ashtuquajturi bark i birrës, në sasi shumë të mëdha, ndërsa më i rrezikshëm është indi dhjamor ektopik i cili është në brendësi të organeve.

Prandaj, nëse filloni dietën, gjithsesi ushtroni sepse indi dhjamor ektopik nuk tretet me dietë por me aktivitete fizike.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme