Nëse ju pyesin se cili është fryti juaj i preferuar, sigurisht që nuk ju shkon mendja te domatet.
Po, po, domatet janë frut dhe janë prodhuar më shumë se çdo frut tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Michael Mosley ka dhënë spjegimet se pse ky frut është kaq i popullarizuar. Disa njerëz pretendojnë se mango është fruti më i popullarizuar në botë, për të vetmen arsye sepse në disa vende të botës hahet më shumë se frutat tjerë. India dhe Kina prodhojnë më shumë se 43 milionë ton të mangos çdo vit.
Por, nëse e matni popullaritetin e saj në drejtim të prodhimit në të gjithë botën, mangot qëndrojnë larg nga prodhimi i molleve dhe bananeve. Mbi 100 milionë ton banane prodhohen çdo vit në Indi.
Të gatuara apo edhe të gjalla, prodhimi i domateve në botë kalon edhe prodhimin e bananeve. Në botë për çdo vit prodhohen rreth 170 milionë ton domate.
Shumica e njerëzve e konsiderojnë perim, por domatet janë frut, sepse fara e kuqe e vëndos atë në klasën e frutave me kokrra të kuqe.
Për herë të parë në Evropë, ato kanë hyrë nga një spanjoll që po kthehej nga Amerika. Aztecs që kultivuan dhe i rritin ato, e quajtën tomatli. Nga gjuha spanjolle, ky frut morri emrin domate.
Në Britaninë e Madhe, gjatë shek 16, njerëzit kanë hezituar të konsumojnë atë, duke e quajtur si ushqim helmues.
Ditëve të sotme ajo konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme. Kanë sasi të ulët të kalorive, por janë të pasura me Vitamin C, kalium, folate dhe vitamin K. Gjithashtu janë antioksidant i fuqishëm dhe kanë sasi të madhe të përfitimeve shëndetësore, duke përfshirë reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve kancerogjene.
Fakte tjera për domaten janë se gjinden rreth 20 mijë variete të ndryshme.
Në Spanjë, në qytetin e vogël spanjoll Bunol, mbahet festivali i domateve, kur rreth 40 mijë njerëz e godasin njëri-tjetrin me domate./Arbresh.info
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...