Ekspertët e shëndetësisë dhe mjekësisë i kanë cilësuar shpesh vaksinat si një nga arritjet kryesore të shekullit XX, por jo të gjithë bien dakord.
Në vitet e fundit, kundërshtimi ndaj vaksinimit është diskutuar shpesh në lajme. Disa prindër kanë vendosur të heqin dorë nga vaksinimet për fëmijët e tyre për arsye të ndryshme.
Kjo ka rezultuar në një rritje të sëmundjeve infektive që ishin zhdukur më parë ose ishin gati në zhdukje.
A është diçka e re kundërshtimi i vaksinimit?
Kundërshtimi i vaksinimit nuk është një koncept i ri. Për sa kohë që ka pasur vaksina, ka pasur njerëz që i kanë kundërshtuar ato.
Refuzimi i vaksinave filloi në fillim të viteve 1800 kur vaksina e lisë filloi të përdoret te një numër i madh njerëzish. Ideja për t’i injektuar dikujt linë e lopës për ta mbrojtur atë u përball me shumë kritika.
Shënim: Lija e lopës është një infeksion i shkaktuar nga lopët ose dhentë. Më 14 maj 1796, mjeku anglez Edward Jenner mori lëng nga një fshikë lope dhe e kruajti atë në lëkurën e James Phipps, një djalë tetëvjeçar. Një fshikë e vetme u pa te lëkura e djaloshit, por James u shërua shpejt. Më 1 korrik, Jenner infektoi përsëri djalin. Kësaj here nuk u zhvillua asnjë sëmundje. Vaksina rezultoi një sukses.
Kritikat u bazuan në kundërshtime sanitare, fetare dhe politike. Disa klerikë thanë se vaksina shkonte kundër fesë së tyre.
Arsyet më të përhapura pse disa njerëz kundërshtojnë vaksinat
Ka një sërë arsyesh prapa kundërshtimit të vaksinave. Disa njerëz duan të heqin dorë nga vaksinimet e ndryshme për shkak të një rreziku të lartë të reaksioneve të mundshme alergjike. Por vlen të theksohet se shumica e vaksinave nuk shkakton asnjë reaksion alergjik. Disa përmendin besimet fetare si arsyen e refuzimit për t’u vaksinuar, megjithëse shumica e feve kryesore nuk i dënojnë vaksinat.
Ekziston një besim se sëmundjet po zhduken për shkak të higjienës më të mirë, jo për shkak të vaksinave. Kjo është provuar se nuk është e vërtetë.
Njerëzit gjithashtu mendojnë se rreziqet janë më të mëdha se përfitimet. Disa përmendin shumë rreziqe mjekësore, përfshirë autizmin, si pasoja të mundshme të vaksinimit.
Ekziston besimi se meqenëse këto sëmundje janë zhdukur, nuk ka nevojë për vaksinime. Por, ekspertët e shëndetësisë thonë se sëmundjet do të zhduken vetëm për sa kohë vaksinat përdoren ende për t’i parandaluar ato.
Disa njerëzit janë të mendimit se kompanitë farmaceutike duan vetëm të shesin produktet e tyre, pavarësisht ndikimit te njerëzit.
Arsyet më të zakonshme që prindërit kundërshtojnë vaksinimet janë të pabazuara nga ana mjekësore. Këto përfshijnë:
1. Autizmin
Besimi se vaksinat mund të shkaktojnë autizëm është bërë i përhapur në vitet e fundit. Prindërit duket se janë më të shqetësuar për vaksinën MMR, e cila përdoret për parandalimin e fruthit, shytave dhe rubeolës. Studime të shumta kanë treguar se vaksina MMR nuk shkakton autizëm. Thimerosal, një përbërës që është përdorur në disa vaksina, gjithashtu ka ngritur shqetësime. Tani përdoret vetëm në disa vaksina të gripit, por studimet thonë se nuk shkakton autizëm.
2. Vaksinat e gripit
Disa njerëz refuzojnë të bëjnë vaksinën e gripit për disa arsye:
– Vaksina e gripit nuk të mbron nga të gjitha llojet e gripit;
– Vaksinimi duhet të bëhet çdo vit;
– Vaksinimi mund t’i sëmurë ata (gjë që nuk është e vërtetë).
Vaksina e gripit rekomandohet për pothuajse të gjithë njerëzit, që prej moshës 6-muajshe. Shumica e efekteve anësore nga vaksina e gripit janë të lehta dhe zhduken brenda 1 deri në 2 ditëve.
3. Mosbesimin ndaj shkencës
Disa kundërshtime ndaj vaksinave vijnë direkt nga mosbesimi ndaj shkencës, apo mosbesimi ndaj qeverisë. Disa njerëz besojnë se kompanitë farmaceutike dhe shkencëtarët duan të shesin një produkt pavarësisht nga pasojat e dëmshme.
Rezultatet e kundërshtimit të vaksinimit
Rubeola u shpall një sëmundje e zhdukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2002, por në 2014 u raportuan 600 raste me sëmundje. Fruthi është një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse dhe ekspertët e shëndetit shpjegojnë se prindërit që refuzojnë të vaksinojnë fëmijën janë shkaku i rikthimit të sëmundjes infektive. Sipas tyre, numri i njerëzve që refuzojnë vaksinat, ka çuar në rishfaqjen e sëmundjeve.
Nëse keni shqetësime për vaksinimin tuaj ose të fëmijës, bisedoni me mjekun e familjes dhe lexoni gjithë informacionin e nevojshëm përpara se të merrni një vendim.
A jeni pro apo kundër vaksinimit?
Burimi: Healthline, WebMD, Anabel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...