Google ADS

Pse disa njerëz kanë vazhdimisht të ftohtë?

21:54 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Për temperaturë më të ulët trupore ose për një ndjenjë të tillë subjektive përgjegjëse janë disa arsye të caktuara shëndetësore.

Gjëndra tiroide

Gjëndra tiroide e cila e kontrollon metabolizmin, mund të punojë më ngadalë, e nëse punon me kapacitet më të dobët, kjo pasqyrohet në sistemin e rregullimit të temperaturës së personit të caktuar.

Për të qenë të sigurt që kjo është arsyeja e të pasurit të ftohtë, më së miri është që të konsultohet mjeku kompetent.

Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit gjithashtu mund të jetë shkaktare e ndjenjës së vazhdueshme të të ftohtit. Hekuri është i domosdoshëm për furnizimin e qelizave me oksigjen, të cilin e përdorin për prodhim të energjisë.

“Nëse qelizat nuk prodhojnë energji të mjaftueshme mu për shkak të mungesës së hekurit, sistemi i rregullimit të temperaturës nuk mundet kurrë të “ngrohet” mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.

Mungesa e gjumit
Pushimi dhe gjumi i pamjaftueshëm çrregulloj në sistemin nervor, i cili merr pjesë në rregullimin e temperaturës trupore dhe mund të ketë ndikim në paraqitjen e ndjenjës së të ftohtit.

Para paraqitjes së internetit, njerëzit kanë fjetur mesatarisht nëntë orë, ndërsa tani shumica e njerëzve flenë mesatarisht gjashtë orë e gjysmë dhe atë kur të munden, gjë që nuk është e mirë e as e mjaftueshme për rivitalizimin e organizmit.

Qarkullimi i dobët periferik

Qarkullimi i dobët periferik gjithashtu është fajtor për ndjenjën e vazhdueshme të të ftohtit. Nëse bëhet fjalë për një gjë të tillë, më së shpeshti paralajmëron dhimbja në duar, madje edhe kur personi qëndron vetëm për një kohë të shkurtër në të ftohtë.

Këto probleme shkaktohen për shkak se enët e gjakut tkurren, duke kufizuar qarkullimin në ekstremitete, e veçanërisht në gishtërinj të duarve ku nuk arrin gjak i mjaftueshëm, për shkak të kësaj ato vërshohen, gjë që manifestohet me dhimbje. Për zbutje të këtyre simptomave ilaç i mirë mund të jetë magnezi.

Stresi kronik

Stresi kronik madje edhe në formën më të butë mund të ketë efekt negativ në hipotalamus, i cili, mes tjerash, rregullon punën e gjëndrës tiroide dhe sistemit autonom nervor.

Në këtë situatë vjen deri te ndjenja e të ftohtit, derisa, në anën tjetër, lumturie dhe kënaqësia psikike kanë efekt të kundërt, përkatësisht ndikojnë në krijim të energjisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme