Pse disa gra kanë më shumë të vjella gjatë shtatzënisë se të tjerat?

09:04 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Tek disa gra vetëm ideja e të konsumuarit të një ushqimi mund të shkaktojë të vjella apo të përziera, gjë e cila mund të favorizohet edhe nga aroma e ushqimeve, produkteve të higjenës e kështu me radhë.

Ju duhet të dini se këto janë shqetësime shumë normale të shtatzanisë, megjithatë jo të gjitha nënat mund t’i ndiejnë. Nëse gjatë shtatzanisë tuaj nuk keni të vjella nuk duhet të shqetësoheni pasi është diçka normale. Sipas “Obstetrics&Gynecology”, 1 në 4 gra nuk vuajnë nga të vjellat gjatë shtatzanisë. Në disa raste gruaja mund të kërkojë ndihmën mjekësore, kryesisht nëse të vjellat janë shumë shqetësuese.

Gra të ndryshme, simptoma të ndryshme

Të vjellat mund të shfaqen në mënyra të ndryshme për gra të ndryshme, dhe ndonjëherë edhe në mbrëmje apo pasdite. Në disa raste ato mund të shfaqen edhe gjatë natës. Zakonisht shfaqen në javën e 9 dhe zhduken në javën 16-20. Nëse vazhdon pas këtyre javëve ndoshta gruaja ka ndonjë shqetësim në metabolizëm apo gastro-intestinal.

Përse ndodh?

Hipotezat janë të ndryshme dhe një prej tyre lidhet me ndryshimin e nivelit të hormoneve, dhe më me rëndësi konsiderohet ndryshimi i gonadotropinës korionike dhe estrogjenit. Gjithashtu ato mund të shkaktohen edhe nga ushqime apo aroma të cilat janë të rrezikshme për fëmijën, sidomos në trimestrin e parë. Edhe roli gjenetik luan një rol jo pak të rëndësishëm, duke bërë që këto simptoma të jenë edhe më të mëdha në rast se shtatzania është molare apo me binjakë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme