Pse bananet konsiderohen frut ideal edhe për diabetikët

08:26 | 25 Mars 2021
Trina Galanxhi

Bananet janë plot me kalcium dhe magnez, dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse është mirë të hani një banane para gjumit.

Ato ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe kontribuojnë në një gjumë me cilësi më të mirë. Gjithashtu, karbohidratet natyrore në banane ndihmojnë në uljen e nivelit të glukozës në gjak, dhe kjo ju ndihmon të bini në gjumë rreth një orë pas konsumimit, transmeton portal arbresh.info

Përveç kësaj, bananet janë një burim i shkëlqyeshëm i triptofanit. Ky aminoacid thelbësor ndihmon në prodhimin e serotoninës në trup i cili natyrshëm qetëson trupin dhe na ndihmon të biem në gjumë.

Bananet që duhet të konsumohen janë ato që janë sa më të pjekura.

Amidoni është përgjegjës për një ndjenjë më të gjatë të ngopjes. Hulumtimet tregojnë se bananet e papjekura përmbajnë 80 deri 90 përqind të karbohidrateve të cilat, ndërsa bananet piqen, shndërrohen në sheqerna të lirë. Kjo është arsyeja pse njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të hanë ata që janë më pak të pjekur.

Gjithashtu, bananet e pjekura treten më lehtë, kështu që ato janë një zgjedhje më e mirë për individët që kanë probleme me tretjen.

Kategoria e tretë janë bananet shumë të pjekura që janë bërë ngjyrë kafe. Ata janë plot sheqer nga niseshteja, por janë gjithashtu plot me antioksidantë që mbrojnë trupin nga radikalet e lira, ngadalësojnë plakjen, ulin nivelet e kolesterolit, zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme