Prostatën mund ta shëroni në mënyrë krejt natyrale

21:22 | 8 Janar 2018
Trina Galanxhi

Probleme me prostatën kanë shumica e meshkujve, sidomos kur kalojnë të 50-at ose të 60-at. Këto probleme mund t’i zbutni në mënyrë natyrale.

Ndryshimet e shëndetshme për lehtësim

Hapi i parë është të bëni ndryshime në ushqim. Dy herë në javë hani mish peshku të pasur me aminoacidet omega 3. Konsumoni edhe sojë organike dhe prodhime nga soja. Salca nga domatja, sidomos ai vendor, është shumë i dobishëm. Shpagetat i lyeni me të, hani domate të freskëta apo konsumoni edhe lëngun e tyre. Studimet tregojnë se konsumimi i dy porcioneve me domate ndihmon në uljen e rrezikut nga kanceri në prostatë dhe problemeve të përgjithshme me prostatë. Përgatisni gjellë nga hithrat, konsumoni hudhër, ndërsa që mos lini anash as arrat as bademin. Pini qumështin e dhisë, hani bishtaja, e mund të pini edhe ndonjë gotë verë.

Farat

Si shumë të dobishme për probleme të tilla janë treguar edhe farat e kungullit dhe të shalqirit. Farat e kungullit janë përdorur nga mjekët gjerman te problemet me urinim dhe me prostatën e rritur. Farat janë të pasura me hekur. Hani të thata, pa kripë. Mund të zieni dhe çaj. Një grusht fara të kungullit përzieni me gjysmë litër ujë të vluar. Atë litër me ujë ta pini gjatë ditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme