Përmes një aktiviteti që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë sot do të promovohet Dita Ndërkombëtare e Higjienës Menstruale.
Kjo fushatë është e krijuar nga Raven City Production, dhe e financuar nga Butterfly Kosovo, UNFPA Kosovo në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës.
Të frymëzuar nga motoja #NoMoreLimits dhe të bashkuar nën krahët e një fluture të kuqe të ngjyrosur me ngjyra uji, këtë vit, Raven City Production financuar nga Butterfly Kosova dhe UNFPA Kosova dhe në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Stupcat, Deko Solution dhe biznese tjera kosovare krijoi një fushatë vetëdijësuese për ciklin menstrual në Ditën e Higjienës Menstruale.
Qëllimi i kësaj fushate është të theksojë nevojën e higjienës gjatë menstruacioneve dhe të përmirësojë reagimin e shoqërisë ndaj këtij procesi biologjik i cili është i lidhur me të drejtat njerëzore të grave dhe vajzave dhe barazinë gjinore.
Më 28 Maj, të gjithë do të mblidhen në qendër të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, për të inkurajuar punonjësit e vijës së parë duke përfshirë mjekët, infermierët, stafin e shkollës, prindërit, aktorët, politikanët, burrat dhe gratë për të promovuar rëndësinë e Higjienës Menstruale dhe për të theksuar rreziqet e metodave jo të mira të higjienës menstruale.
“Për këtë qëllim, ne kemi krijuar 5 video edukative të aprovuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cilat do të shfaqen në ditën e ngjarjes. Për më tepër, ngjarja do të përcillet me muzikë nga një prej DJ-ve më të famshme në Kosovë, Oda Haliti duke zbavitur publikun gjatë këtij tubimi informativ.”
“Si pjesë e ngjarjes, ne kemi dizajnuar posaçërisht bluza dhe çanta me pako sanitare në një kuti që përmban ngjitëse të gomës me logo dhe hashtag të fushatës, si dhe mesazhe zbavitëse që fuqizojnë dhe inkurajojnë gratë dhe vajzat”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
Kjo ngjarje përveç që ka funksionin e ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e Higjienës Menstruale dhe ndihmon shoqërinë për të thyer tabutë rreth menstruacioneve, gjithashtu do të ketë edhe karakter humanitar.
Prandaj, organizatorët së bashku me kompaninë Butterfly Kosova vendosën të dhurojnë pako sanitare për të gjitha shtatë strehimoret e grave në Kosovë për të mbuluar nevojat e tyre për 6 muajt e ardhshëm.
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...