Programi i kujdesit për gjinj të fortë

01:26 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Të vegjël ose të mëdhenj? S’ka rëndësi. Rëndësi ka që gjinjtë të jenë të fortë. Dhe kjo gjë arrihet me ushtrime të rregullta, masazhe, kremra…

Më së shumti gjinjve u nevojiten kujdesi dhe shprehitë e përditshme, të cilat patjetër duhet të bëhen pjesë e jetës dhe e kujdesit për tërë trupin. Dhe, gjëja e parë që duhet të bëni, është që të qëndroni drejt!

Gjinjtë duken më të lartë dhe më të fortë ekskluzivisht në saje të qëndrimit të drejtë të trupit. Nëse e përkulni shpinën, peshën e gjinjve do ta mbajë vetëm lëkura, ndërkaq në pozitë të drejtë (vertikale) gjinjtë në pjesën më të madhe do të mbështeten në muskujt e gjoksit andaj do të duken më të fortë dhe më të lartë.

Jo vetëm që gjoksi do të duket më i mirë, por edhe i tërë trupi do të duket elegant, transmeton Telegrafi.

Tonusi i muskujve

Sa më shumë që të jenë të zhvilluar muskujt e gjoksit, aq më mirë do t’i mbajnë gjinjtë. Për këtë gjë do t’ju ndihmojnë disa ushtrime. Provoni ato me pesha të vogla, ose sportet siç janë noti dhe vozitja me barkë, të cilat do t’ju forcojnë muskujt e gjoksit dhe të gjinjve do t’u japin një mbështetje më të mirë.

Bëni ushtrime të thjeshta

Duart shtrini në lartësinë e gjoksit dhe shuplakat fuqishëm bashkoni njëra me tjetrën. Shtypjen mbajeni përafërsisht 15 sekonda, lirojeni dhe përsëriteni këtë ushtrim dhjetë herë.

Dobia nga të ftohtët

Njëri nga trajtimet i cili më së miri mban formën e gjoksit është trajtimi me ujë të ftohtë, sepse të ftohtët nxit qarkullimin sipërfaqësor të gjakut. Efekti i drejtpërdrejtë i qarkullimit të shpejtuar është përmirësimi i metabolizmit të qelizave.

Në të vërtetë, qelizat marrin më shumë oksigjen, përmirësohen tonusi dhe fortësia e indeve. Një herë në ditë bëjini gjoksit dush të me ujë të ftohtë.

Masazhi për formësim

Për ruajtjen e lëkurës së butë dhe elastike më së miri do t’ju ndihmojë masazhi i rregullt, madje çdo ditë pas bërjes dush. Me dorezë bëjini masazh pjesës përreth gjoksit, nga mesi në drejtim të nënsqetullave.

Masazhi i thatë do të nxisë qarkullimin sipërfaqësor të gjakut, do të përshpejtojë ndarjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe përtëritjen e indeve.

Pas dushit apo larjes, (kurrë me ujë shumë të ngrohtë!), fshijini gjoksin dhe bëjini masazh me kremra speciale me përbërës të domosdoshëm për lagështinë e lëkurës, e cila ndihmon ruajtjen e elasticitetit, pastaj eliminon efektet e dëmshme të radikaleve të lira.

Efekt të shkëlqyeshëm do të arrini me përdorimin e gjelit për forcimin dhe kujdesin e gjinjve.

pozhy1sdck

Maskat e bëra në shtëpi do të forcojnë gjinjtë!

Lëkura gjatë viteve humb elasticitetin andaj gjinjtë, si edhe lëkura e fytyrës fillojnë të lëshohen! Mirëpo, për gjinj të fortë dhe të bukur nuk ju janë të nevojshme shërbimet e kirurgut estetik.

Zgjidhja gjendet në frigoriferin tuaj! Ja se si mund të bëni maska në shtëpi për kujdesin dhe forcimin e gjinjve!

Maska nga jogurti dhe vezët

Kjo recetë është shumë e thjeshtë, ndërsa me të do të përfitoni maskën për gjoksin, e cila relakson dhe forcon. Të gjithë përbërësit janë natyralë, andaj nuk i bëjnë dëm lëkurës dhe shëndetit. Këtë maskë mund ta përdorni pa kufij.

Përzieni një lugë jogurt, një vezë dhe një lugë vaj të vitaminës E. Përbërjen në mënyrë të njëjtë hidheni mbi gjoks, por mundeni edhe t’i bëni masazh në mënyrë që përbërësit sa më thellë të depërtojnë në lëkurë. Maskën lëreni të qëndrojë 25 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ngrohtë.

Maska nga mollët

Për këtë maskë nevojiten 2 mollë (ose lëng i pastër nga mollët) dhe një litër qumësht. Mollët prisni në copë të imta, shtojani qumështin dhe zieni derisa të përfitoni përbërje të lëmuar. Kur të ftohet, maskën në mënyrë të barabartë e hidhni në gjoks.

Lëreni të qëndrojë 15 minuta, pastaj lajeni njëherë me ujë të ngrohtë, e pastaj  me ujë të ftohtë. Me këtë dush alternativ do të arrini efektin e dëshiruar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme