Në vitin 1920, Dr. Otto Warburg fitoi çmimin Nobel sepse mbështeti teorinë se qelizat e kancerit lulëzonin dhe merrnin jetë nga sheqeri.
Ai besonte se kur trupi furnizohej me sheqer artificial, prodhonte kimikate të ndryshme që nxisnin shumimin dhe përparimin e kancerit dhe mosfunksionim mitokondrial.
Kjo teori ka ardhur deri në ditët e sotme dhe në sajë të hulumtimeve të mëtejshme është shpjeguar edhe më tej. Trupi prodhon çdo ditë miliona qeliza anormale të prirura për t’u zhvilluar në kancerogjene, por është vetë trupi që i eleminon këto të fundit. Nëse një person konsumon shumë sheqer artificial, ky produkt ndalon hormonet rregullatore IGF që të vrasin qelizat kanceroze. Kur hormoni IGF i gjendur në gjakun tonë nuk jep sinjale se kur qelizat e këqija duhen shkatërruar, ato rriten e rriten pafundësisht. Ky proces përshpejtohet drejtëpërddrejtë nga sheqeri i cili i ushqen këto qeliza.
Nëse ju prisni sheqerin nga dieta juaj, do t’i prisni ushqimin qelizave kaceroze. Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet, por mos harroni se pijet freskuese (një kançe përmban dhjetë lugë sheqer) dhe ushqimet e kripura si ketchup-i dhe djathërat po ashtu . Pak e dinë, që dhe mocarela përmban me shumicë një tjetër lloj sheqeri: laktozin.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...