Sëmundja koronare e zemrës është shkaktari kryesor i vdekjeve tek meshkujt, ku gati 20% e burrave të moshës 60-79 vjeç preken nga ajo, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.
Atë që shumë meshkuj nuk e dine është se rezistenca ndaj insulinës, një sindromë që mbetet shpesh e padiagnostikuar dhe patrajtuar – është shkaktari kryesor i diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës. Kur një person ka rezistencë ndaj insulinës, qelizat nuk i përgjigjen asaj, prandaj trupi duhet të prodhojë shumë më shumë nga ajo për të ndihmuar glukozën të hyjë tek qelizat.
“Problemi në shumë situata është se pacientët shpesh e shohin diabetin si diçka që çohesh mëngjesin e një dite dhe prekesh nga ai”, thotë dr. Regina Druz, kardiologe dhe mjeke e përgjithshme tek spitali Mineola, në Nju Jork.
E vërteta është se meshkujt mund të kenë rezistencë ndaj insulinës edhe 20 vite para se të diagnostikohen me diabet të tipit 2.
“Ajo shkakton inflamacion të arterieve pa e ditur fare”, cotphet nga “Fox News” dr. Amy Doneen, drejtuese mjekësore tek Qendra për Parandalimin e Atakut në Zemër dhe Goditjes në Tru, në Uashington.
Diabeti është përgjegjës për 12% të vdekjeve, që është shumë më tepër seç është menduar më parë.
Meshkujt që kanë rezistencë ndaj insulinës mund të mos kenë një histori familjare të diabetit, por me siguri kanë një histori të sëmundjeve të zemrës. 66% e pacientëve që janë trajtuar në dhomat e urgjencës për atak në zemër kanë pasur ose diabet ose nivele jonormale të glukozës, sipas një studimi të publikuar tek revista Kujdesi nga Diabetit.
Rezistenca ndaj insulinës zakonisht fillon të shfaqet në moshën e mesme. Edhe pse në shumicën e rasteve është gjenetike, këto janë faktorët rrezikues:
– Trigliceridet e larta dhe nivelet e ulëta të kolesterolit të mirë (HDL);
– Beli mbi 1 metra;
– Tensioni i lartë i gjakut: mbi 120/70;
– Glicemia esëll e lartë;
– Inflamacioni vaskular, që diagnostikohet nëpërmjet një skanimi koronar të kalciumit.
Sindroma metabolike karakterizohet nga dhjami përreth belit, yndyra përreth organeve të brendshme dhe humbja e masës muskulore.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...