Nëse besoni se pudra e bebeve përdoret vetëm për ta mbajtur lëkurën të butë dhe të freskët, e keni gabim.
Ky produkt është më i dobishëm nga sa mendoni.
Ja potenciali i saj i plotë.
Flokët me yndyrë.
Pudra e bebit ka të njëjtin efekt si shampot e thata, kur vjen puna tek flokën me yndyrë. Hidhni pakëz në dorë dhe masazhoni skalpin. Pudra do të thithë yndyrën e tepërt.Këmbë të djersitura. Spërkatini këpucët tuaja me pudër, për t’i mbajtur larg aromat e pakëndshme. Harrojini çorapet, pasi pudra jua mban këmbët e thata dhe mund t’i vishni zbathur pupat.
Këmbë me rërë.
Merrni një shishe me pudër bebi në çantën tuaj. Në fund të ditës, fërkoni këmbët me të. Kështu, rëra do të largohet krejtësisht.
Qerpikë gjigantë.
Bloggeret e bukurisë betohen për këtë sekret. Aplikoni rimel në qerpikë, më pas me një tampon pambuku aplikoni në qerpikë pak pudër bebi. Shtoi edhe një tjetër shtresë rimeli. Qerpikët tuaj do të kenë shumë volum.
Një varëse e koklavitur.
Mos humbisni kohë me bizhuteritë e koklavitura. Hidhni pak pudër tek nyja. Lirojeni me ndihmën e gjilpërave të holla.
Tek dorezat e enëve.
Nëse i lani duart me doreza enësh, spërkatini dorezat plastike me pak pudër. Ato do të thahen të freskëta dhe duart tuaja do të rrëshqasin lehtësisht në to, herën tjetër që do i përdorni.
Dyshemetë kërcitëse prej druri. Nëse parketi juaj bën zhurmë, derdhni pudër në dysheme dhe më pas përhapeni nëpër gjithë sipërfaqen, sidomos në plasaritjet e tij. Shijoni zhurmën e qetësisë!
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve