Problemet që shkakton celulari, si të kujdeseni për tharjen e syve

13:42 | 27 Janar 2024
K.B

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin.

Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave.

Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie. Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit

Simptomat e tharjes së syrit: kruarje dhe djegie e syrit, sklepa në sy, ndjeshmëri ndaj dritës, ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy, lëngëzim të syve, lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit, kurat më të mira natyrale kundër tharjes së syrit

Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve.

Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.

Vaji i arrës së kokosit – Ky vaj lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës. Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta. Prisni deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sërish.

Kastraveci – Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.

Kosi – Kosi përmban vitaminat D, B dhe A. Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.

Kompresa me ujë të ngrohtë – Ekspertët këshillojnë gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta. Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre./ Agroweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme