Djegia gjatë urinimit nuk lidhet domosdoshmërisht me infeksionet urinare! Ndjesia është shqetësuese, jo pak e bezdisshme, por nuk klasifikohet nga mjekët si ndër problemet më të rënda shqetësore.
Kjo e fundit mund të trajtohet brenda pak ditëve, madje dhe në kushte shtëpie, pa qenë nevoja të merrni antibiotikë apo medikamente të tjera. Më poshtë ne do të listojmë të gjitha arsyet përse mund të ndjeni djegie gjatë urinimit dhe jo vetëm.
Infeksionet e traktit urinar janë shumë më të zakonshme tek femrat sesa meshkujt, sepse distanca nga uretra në zonën vaginale dhe anale ku ka shumë baktere është shumë më e shkurtër, duke e bërë më të lehtë për bakteret të “udhëtojnë” në uretër dhe më pas deri në fshikëz.
Pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e dhembjes.
Indet e uretrës dhe vaginës janë tepër të ndjeshme dhe delikate dhe krijimi i inflamacionit për shkak të spermicideve, lubrifikantëve apo perzervativë mund të shkaktojnë djegie urine. Nese jeni alergjikë ndaj latexit zgjidhni proukte jo me këtë përmbajtje.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme kanë si simptomë të hershme urinimin me djegie. Gonorrea, herpesi dhe klamidia mund të krijojnë këtë shqetësim.
Ndryshimet në florën bakterale të vaginës shoqërohen me sekrecione në ngjyrë dhe erë të pazakontë dhe djegie të urinës.Inflamacioni, infeksionet e lartë përmendura, kontraktimet gjatë stërvitjes si (biçikleta apo kalërimi) mund të shkaktojnë ndjesinë e djegies gjatë urinimit.
Shënim:
Nëse jeni duke u përpjekur për të parandaluar një infeksion, marrja e dozave të larta të vitaminës C mund t’ju vijë në ndihmë. Vitamina rrit aciditetin e urinës tuaj, duke e bërë të vështirë për bakteret të shumohen.
Majdanozi gjithashtu njihet të luftojtë infeksionet urinare
Vendosni disa degëza majdazoni në një tenxhere ku keni hedhur 3 gota ujë dhe lëreni të ziejë për 6 minuta. Kulloni majdanozin dhe pijeni ujin si çaj./arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...