Uria mund të jetë një shenjë e shkëlqyeshme që metabolizmi juaj është ndezur dhe trupi juaj po punon ashtu siç duhet.
Megjithatë, edhe pse e natyrshme, uria nuk duhet të jetë e vetmja shenjë se është koha për të ngrënë.
Bright Side u mbështet në një mënyrë jetese të shëndetshme dhe ndau disa arsye pse nuk duhet të presim që të jemi të uritur për të ngrënë:
1. Uria çon në ngrënie të tepërt
Njerëzit që anashkalojnë vaktet ose hanë në mënyrë të parregullt shpesh hanë shumë për të kompensuar ushqimin që u mungon.
Trupi i njeriut ka nevojë për ushqim çdo 3-4 orë për të shmangur ngadalësimet e metabolizmit dhe rëniet e energjisë.
2. Uria nuk ndihmon për të humbur peshë
Shumë njerëz mendojnë nëse vdesin nga uria, po humbin peshë.
Por në realitet, nëse ushqimi juaj i përditshëm po ju lë të vdisni nga uria, nuk do t’i përmbaheni asaj për shumë kohë.
Ngrënia e shumë pak kalorive, shkakton një gjendje emergjence në trupin tuaj, duke bërë që ai të ruajë dhjamin dhe të djegë edhe më pak kalori.
Trupi juaj mendon se duhet të kursejë kaloritë për të ardhmen.
3. Ju keni më pak të ngjarë të bëni zgjedhje të shëndetshme ushqimore
Siç theksoi një reklamë e mençur e Snickers , “Ju nuk jeni ju kur jeni të uritur” dhe kur jeni të uritur, ka më shumë të ngjarë të shikoni për ëmbëlsirë sesa për një ushqim të lehtë me kalori të pakta
.Kur niveli i sheqerit në gjak bie, njerëzit kanë tendenscën për të mos u menduar dy herë për atë çfarë po konsumojnë.
4. Ju nuk jeni gjithmonë në gjendje ta njihni urinë
Dy hormone ndikojnë në rregullimin e urisë: grelin, i cili stimulon oreksin; dhe leptin, i cili e shtyp atë.
Kur nuk keni ngrënë për një kohë, niveli i grelinit rritet.
Dhe pasi të keni ngrënë, leptina i thotë trupit tuaj se është plot.
Barometri i urisë nuk është gjithmonë i saktë .
Ndonjëherë, veçanërisht pas një diete rraskapitëse, njerëzit nuk mund të dëgjojnë atë që trupi i tyre po përpiqet t’u thotë.
Truri mëson të moderojë urinë sipas stilit të jetës.
5. Uria është e dëmshme për shëndetin tuaj.
Ndikimi i urisë në trup, në planin afatgjatë, mund të jetë shkatërrues, nga ndikimi i shëndetit mendor, e deri tek rritja e rrezikut të sëmundjeve kronike.
Disa nga simptomat që shoqërojnë urinë janë:
1.vështirësi në përqendrim
2.një ndjesi brejtjeje në stomak
3.dobësi
4.marramendje
5.të përziera dhe të vjella
6.nervozizëm
7.dhimbje koke
8.gromësira e stomakut
8.gjendje gjumi
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...