Shumë fëmijë fillojnë të hanë ushqime që përmbajnë shumë sheqer në një moshë shumë të vogël.
Kjo bën që krijimi i shijeve tek fëmijët e vegjël të zvogëlojë ndjeshmërinë e tyre, ndaj ushqimi normal nuk u duket shumë tërheqës. Ka edhe ushqime që fëmijët nuk duhet të hanë për shkak të karakteristikave fiziologjike të trupit të tyre. Në këtë artikull do të mësojmë për ushqimet që nuk duhet tu japim fëmijëve kur janë të vegjël.
Lëngjet
Ndonëse shpesh herë rekomandohet që lëngjet të jenë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve, lëngjet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre kur vjen puna tek fëmijët. Duhet të dimë se një gotë me lëng frutash përmban disa gram sheqer. Sheqeri i tretur menjëherë absorbohet në qarkullimin e gjakut që është i keqe për metabolizmin.
Kos
Për të zgjedhur një kos të shëndetshëm, ju duhet të lexoni përbërësit. Së pari, mos blini produkte të rrezikshme të kosit që nuk ruhen në frigorifer, por në rafte të hapura. Së dyti, blini kos natyror në vend të atyre të ëmbla. Kosi me fruta përmban shumë sheqer, yndyrë dhe kalori që çon fëmijët në mbipeshë dhe rrit rrezikun për tu bërë diabetikë.
Drithërat
Mueslit apo drithërat e tjerë të ngjashëm duken shumë të shëndetshme të para së jashtmi, nga reklamat të cilat pretendojnë se ato përmbajnë shumë vitamina dhe minerale. Në fakt, këto ushqime nuk përmbajnë elementë të shëndetshëm. Ato përmbajnë shumë sheqer. Të gjithë elementët e shëndetshëm të misrit, grurit dhe largohen gjatë prodhimit dhe mbeten vetëm karbohidratet. Është shumë e vështirë të ngopesh urinë me këtë ushqim, kështu që vetëm disa orë më vonë, fëmija do të jetë i uritur përsëri. Një zëvendësim i mirë është bollguri. Ju mund të shtoni fruta dhe arra për ta bërë atë më tërheqës për fëmijët, transmeton monitor.
Mjalti
Fëmijët para moshës dy vjeç nuk duhet të hanë mjaltë. Ky nuk është vetëm për një reagim të mundshëm alergjik, por nganjëherë mjalti përmban baktere që mund të çojnë në një sëmundje infektive serioze të quajtur botulizëm.
Rrushi
Rrushi përmban vitamina dhe minerale që fëmijët kanë nevojë. Por ka një arsye pse fëmijët nuk duhet t’u lejohet t’i hanë: ato janë të mëdha dhe të rrëshqitshme dhe mund të rrezikojë organet e frymëmarrjes së fëmijës. Gjithashtu, rrushi është shumë i vështirë për përpunimin e traktit digjestiv të një fëmije. Bananet janë një zëvendësim i mirë për fëmijët më të vegjël se 2 vjeç.
Multivitamina për fëmijët
Vitaminat janë një temë shumë e diskutueshme. Shpesh herë prindërit mbështeten në njohuritë dhe përvojën e tyre në vend që të konsultohen me një ekspert . Ato duhet të përshkruhen vetëm nga mjekët. Fëmijët duhet të marrin vitaminat e tyre të domosdoshëm nga ushqimi, nuk ka nevojë t’i jepni atyre ndonjë shtesë.
Milkshakes
Të ballafaquar me një zgjedhje mes një sode dhe një milkshake, çdo prind me siguri do të zgjedhë milkshake. Por siç del, ato janë po aq të rrezikshme sa soda dhe përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer. Hulumtimi më i fundit thotë se pirja e pijeve të tilla rregullisht mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ky produkt është i rrezikshëm edhe për të rriturit, e mendoni pastaj për fëmijët.