“Këto pretendime nuk janë të besueshme. Ekzistojnë prova të konsiderueshme që tregojnë se është e natyrshme. Por, përsëri nuk mund të sigurohemi plotësisht”, tha Milley
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley tha se nuk janë të besueshme pretendimet se koronavirusi i ri (COVID-19) është prodhuar në laborator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Milley në një konferencë të përbashkët për media me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, iu përgjigj pretendimeve rreth asaj se COVID-19 është prodhuar në laborator.
“Në media, blogje dhe uebfaqe gjenden shumë thashetheme dhe spekulime. Mos të habiteni kur merremi me këto pretendime. Inteligjenca hetoi seriozisht këto pretendime. Në këtë fazë, këto pretendime nuk janë të besueshme. Ekzistojnë prova të konsiderueshme që tregojnë se është e natyrshme. Por, përsëri nuk mund të sigurohemi plotësisht”, tha Milley.
Pretendohej se COVID-19 është përhapur nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës, që hetonte virusët e dëmshëm tek lakuriqët. Gjithashtu pretendohej se Departamenti i shtetit i SHBA-së, para dy vitesh mori informacione nga inteligjenca se laboratori në Wuhan nuk ka marrë masa të mjaftueshme dhe një virus që do të dalë prej atje do të shkaktonte pandemi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...