Për një kohë të gjatë, preshi është parë si një perim me të cilin kanë gatuar vetëm shtresat e varfëra, por më pas me zbulimin e vlerave, edhe familjet më të pasura filluan ta përdorin preshin në kuzhinën e tyre.
Sipas dietologëve, preshi është një thesar dhe duhet të jetë në tryezën tonë sa më shpesh. Është një ‘luftëtar’ i shkëlqyeshëm kundër yndyrës dhe sheqerit në gjak, presionit të lartë të gjakut dhe falë fibrave normalizon sistemin e tretjes, transmeton portal arbresh.info
Kombinimi specifik i përbërësve të lartë ushqyese bën pjesë shumë të rëndësishme te një diete të ekuilibruar mirë, kujtojnë ekspertët.
Preshi përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C dhe B6, acid folik dhe hekur.
Këto substance thithin sheqerin në gjak nga sistemi tretës dhe në këtë mënyrë ato ndikojnë në normalizimin e metabolizmit dhe rrjedhimisht nivelin e tij në gjak.
Gjithashtu, disa studime kanë ardh në përfundim se konsumimi i rregullt i preshit, sidomos i freskët, dërgon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë, ndërsa yndyra e keqe në gjak thjesht dobësohet.
Ruajtja e një ekuilibri në trup ka rëndësi të madhe në parandalimin e shumë sëmundjeve, përfshirë edhe ato të zemrës.
Personat që vuajnë nga hipertensioni, duhet patjetër që ta fusin preshin në dietën ditore.
Receta e ditës: Gjellë me presh, sipas gatimeve të gjyshes
Ndër të tjera, preshi ndihmon edhe në rregullimin e gjumit dhe mëqe përmban kalcium, ndihmon edhe në forcimin e eshtrave.
Përveç kësaj, mund të veprojë si një antiseptik i butë dhe kështu ndihmon trupin të luftojë infeksionet.
Përkundër të gjithë vlerave që përmban preshi, ekspertët mjekësorë thonë se njerëzit që vuajnë nga sëmundje të fshikëzës në veshka dhe tëmthit duhet ta shmangin atë.
Nutricionistët kanë theksuar se ata janë “fajtorët” e një substance të quajtur “oxalates”, e cila kur gëlltitet në sasi të mëdha, kristalizohet dhe mund të shkaktojë probleme që prekin ndryshe këta pacientë, dhe gjithashtu mund të bllokojnë thithjen e kalciumit./arbresh.info/
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë