Një 68-vjeçar u infektua nga macja e tij, saqë iu rrezikua seriozisht jeta.
Burri, nga Misuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte dhimbje në anën e djathtë të qafës për dy muaj me radhë.
Pasi bëri analizat, u zbulua se ai vuante nga sëmundja e rrallë e quajtur tularemia, e cila shkakton pneumoni vdekjeprurëse në 60% të rasteve.
Mjekët thanë se burri mund të ishte infektuar nga macja e tij, e cila ngordhi dy ditë para se 68-vjeçari të ndihej keq.
Tularemia mund të prekë si njerëzit, ashtu edhe kafshët, nëse hanë mish të pagatuar mirë nga një kafshë e infektuar, zakonisht mish lepuri.
Infeksioni përhahet nga kontakti i lëkurës me lëkurën.
Burri u trajtua me antibiotikë për 1 muaj rresht dhe më pas u shërua plotësisht.
Para se të bëhej mirë, ai kishte dhimbje të mëdha dhe infeksioni u përhap gradualisht përgjatë dy muajve.
Për një javë, 68-vjeçari kishte vetëm ethe.
Sëmundja e tij u zbulua pasi u tha mjekëve se macja kishte ngordhur për shkak të prekjes nga “leuçemia e maces”.
Testet e gjakut zbuluan se ai ishte infektuar me bakteret “francisella tularensis”
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...