Nëse punoni në një zyre të mbyllur me pak hapësirë, kjo do të thotë se kur dikush vuan nga ndonjë virus apo grip, të gjithë mund të sëmureni.
Përderisa problemi kryesisht ndërlidhet me ventilimin e dobët të ajrit, probleme tjera shëndetësore mund të lindin si pasojë e kimikaleve të cilat lirohen nga pajisje të ndryshme të zyrës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, sipas hulumtuesve Eddie van Etten dhe Pierre Horwitz, prania e luleve në zyre sjell shumë përfitime për punëtorët, duke përfshirë parandalimin e ditëve të sëmura dhe reduktimin e stresit.
Kjo sepse lulet përveçse e zbukurojnë hapësirën, ato gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e ajrit nga kimikalet toksike.
Substancat e dëmshme, siç është formaldehidi, lirohen nga llojet e ndryshme të pajisjeve dhe mobileve dhe ndikojnë në shkaktimin e problemeve shëndetësore.
Ata të cilët ekspozohen ndaj këtyre substancave thonë se sytë, fyti dhe hunda iu irritohet, ndërsa njëkohësisht përjetojnë më shumë dhimbje të kokës dhe probleme me lëkurë.
Kimikale tjera të cilat gjenden në zyre janë benzeni, etilbenzeni, tolueni dhe xileni, por edhe amoniaku nga produktet e pastrimit.
Një studim për pastrimin e ajrit nga NASA ka treguar se shtimi i luleve në ambientin e zyrës ndihmon në pastrimin e ndotësve të ajrit dhe largon një numër të madh të përbërësve të dëmshëm, duke përfshirë formaldehidin.
Sipas hulumtimeve, bimët me gjethet më të mëdha e bëjnë punën më të mirë në largimin e ndotësve të ajrit. /Telegrafi
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...