Google ADS

Pozicioni i gjumit tregon për problemet e tua me shëndetin

16:57 | 7 Gusht 2019
Arbresh Info

Studimet kanë treguar se zgjedhja e pozicionit të gjumit luan rol në shëndetin dhe mirëqenien. Sipas një studimi të International Journal of Sleep and Hypnosis, ata që flenë nga ana e majtë shohin më shpesh makthe. Le të shohim avantazhet dhe disavantazhet e disa pozicioneve të gjumit.

Në krahun e majtë

Ata që flenë në krahun e majtë përfitojnë lehtësim nëse vuajnë nga urthi, por shikojnë më shumë makthe gjatë natës.

Në shpinë

Ata që flenë në shpinë ndihmojnë në çlodhjen e mesit, sidomos nëse vendosin një jastëk poshtë gjunjëve. Por ky pozicion shkakton gërhitje dhe probleme me frymëmarrjen.

Pozicioni i fetusit

Të shpëton nga stresi, por ndikon keq në qafë, ndaj dhe duhet të kesh një jastëk në mënyrë që koka të jetë në të njëjtin drejtim me shtyllën kurrizore.

Me bark (përmbys)

Presioni që ushtron truri në dyshek duket se ndihmon në tretje, por gjithashtu ai sjell vështirësi në frymëmarrje.

Në krahun e djathtë

Ky pozicion konsiderohet se i jep “frymë” zemrës (sepse ana e majtë është e lirë) dhe rekomandohet për ata që kanë presion të ulët në gjak. Por, nuk rekomandohet për femrat shtatzënë, sepse vështirëson qarkullimin e gjakut nga nëna tek embrioni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme