Një gjumë i mirë është një nga gjërat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve.Pozicioni i duhur i trupit është vendimtar për përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme. Prandaj, për të përmirësuar kushtet shëndetësore, më e rëndësishme është gjetja e pozicionit të duhur se sa të përqendroheni vetëm në orët e gjumit.
Më poshtë jepen 9 pozicione gjumi, të cilat mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni disa çrregullime
Dhimbje prapa shpine
Ju duhet të shtriheni në anën e pasme dhe të vendosni një jastëk nën gjunjë.
Dhimbje shpatullash
Pozicioni më i mirë për dhimbjen e shpatullave është që të shtriheni në anën e paprekur nga dhimbja me këmbë pak të ngritura
Probleme me sinus
Gjumi me kokë të ngritur, për të ndaluar bashkimin e mukusit në sinuset, është ajo që rekomandon Shkolla Mjekësore e Harvardit.
Dhimbje koke
Në këtë rast, rrethoni kokën me jastëkë për të shmangur këtë lloj problemi.
Dhimbje qafe
Dhimbja juaj e qafës do të zhduket nëse përdorni ndonjë mbështetëse shtesë për qafën.
Dhimbje në fund të barkut
Në këtë rast, duhet të vendosni një jastëk nën gjunjë për të shmangur harkimin e shpinës.
Presioni i lartë i gjakut
Sipas “Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Ehime” presioni i gjakut ndikohet nga pozicioni i fjetjes. Ata pretendojnë se presioni i gjakut do të jetë shumë më i ulët nëse flini me fytyrën tuaj poshtë.
Problemet e tretjes
Nëse keni probleme me tretjen, fjetja në anën e majtë mund të përmirësojë këtë gjendje. Kjo është shumë e rëndësishme sepse pozicioni i stomakut është në anën e majtë të trupit. Kështu, gjumi i anës së majtë përmirëson proçesin e tretjes.
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media