Më shumë dhimbje se sa orë gjumë…
Nuk ka asgjë më të keqe se të zgjoheni nga gjumi dhe të kuptoni se keni një kokëdhimbje të zhurmshme. Duke pasur parasysh se gjumi zakonisht kuron dhimbjet e kokës, do të habiteni kur të dëgjoni se 1 – 13 prej nesh zgjohen me një dhimbje të tillë. Pra, pse ndodhë kjo?
Duket sikur një pozitë e keqe e gjumit mund të shpie deri tek dhimbja e bezdisshme e kokës në mëngjes, veçanërisht nëse trupi juaj qëndron në pozicion të caktuar gjatë 8 orëve të gjumit. Kur ju jeni duke fjetur, muskujt tuaj nuk punojnë aq shumë sa të ju ndihmojnë për të ju mbështetur sepse jeni në gjendje të shtrirë, por kjo nënkupton se kur ngriheni, muskujt tuaj shtrëngohen dhe luftojnë për të mbështetur shpinën dhe qafën, duke rezultuar në një kokëdhimbje të hatashme. Të zgjoheni disa herë dhe të riktheheni në gjumë është poashtu një tregues se jeni duke fjetur në pozitë të palakmueshme, pasi është sikleti fizik që ju mundon dhe zgjon.
Ja pozicionet e gjumit që duhet të keni kujdes…
Lexoni edhe këtë: Fëmijë i llastuar dhe histerik: 5 dëshmitë që tregojnë se ju e keni bërë të tillë!
Pozicioni fetal
Mund të duket instinktive, por duke u mbështjellur si top, si pozita e fetusit në mitër, shkakton që shpatullat të shkojnë te para, gjë që paraqet shumë tension në qafën tuaj. Dhe me tensionimin e qafës, vie deri tek kokëdhembja e hatashme.
Fjetja në stomak
Ky pozicion ju bën që të lakoni kokën dhe qafën në një mënyrë të panatyrshme, andaj edhe përsëri kjo sjell tension të madh.
Vënia e krahut mbi kokën tuaj
Kjo mund të pengojë qarkullimin e gjakut dhe të ushtrojë presion rreth nervave tuaj, gjë që e pengon dhe dëmton qarkullimin e gjakut.
Pra, cili mund të jetë pozicioni ideal për gjumë?
Është quajtur ”kufoma”. Po, thjeshtë imagjinoni se jeni të shtrirë në një arkivol, pasi shtrirja në shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur, duke mbajtur shtyllën kurrizore drejtë si dhe qarkullimin e duhur të gjakut. Por, nëse jeni person që gërhitni, ky pozicion mund të jetë paksa i ndërlikuar për ju, prandaj konsideroni fjetjen nga anash, sa më shumë që të mundeni duke qëndruar drejtë, dhe mos e ngritni qafën shumë./femra.net/
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit