I ftohti ka ardhur së bashku me nëntorin këtë vit, por ajo që i shqetëson më shumë njerëzit prej kësaj është të sëmuren nga gripi.
Shumë persona janë të ekspozuar përpara mikrobeve gripale për shkak të punëve që kryejnë. Ka disa mënyra për të qëndruar të shëndetshëm kur e shikojmë që rreth nesh ‘rrotullohet’ gripi.
Bëni vaksinën kundër gripit. Është gjëja kryesore që mund të parandalojë gripin.
Lani duart. Nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni. Nëse bini në kontakt me njerëz me grip duhet vetëm të lani duart.
Përdorni pastrues duarsh me alkool. Nëse nuk keni mundësi të përdorni sapun dhe ujë, pastruesi i duarve me alkool mund te vrasë mikrobet e gripit.
Shmangni njerëzit e sëmurë me grip. Për shembull, mos shtrëngoni duart me njëri-tjetrin.
Mbaje hapësirën rreth teje të pastër. Pastroni sa më shpesh hapësirën ku qëndroni.
Bëni një jetë të shëndetshme. Veproni siç do vepronit zakonisht. Pushoni, ushqehuni mirë, mos pini duhan dhe kontrollohuni nëse jeni alergji sepse nëse alergjia del jashtë kontrollit e ka më të lehtë të marrë një virus.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...