Duke konsumuar vezë, ju merrni proteinat e nevojshme për rikuperimin e muskujve dhe e verdha e vezës ka disa përfitime shtesë.
Nutricionisti Toby Amidor ka shpjeguar për revistën “Eat This, Not That” se të verdhat e vezëve përmbajnë luteinë, e cila lidhet me ruajtjen e shëndetit të syve, transmeton portal arbresh.info
Në veçanti, ato kanë aftësi të parandalojë degjenerimin makular, pra humbjen e shikimit që ndodh gjatë procesit të plakjes.
“E verdha e vezës përmban pothuajse gjysmën e proteinave në një vezë. Ato ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulore dhe për këtë arsye nuk duhet t’i hidhni kurrë të verdhat”, tha ai.
Sipas tij, e verdha e vezës përmban acide yndyrore omega-3, të cilat e mbajnë zemrën dhe zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.
“Disa acide yndyrore omega-3 mund të vrasin edhe kancerin dhe ndihmojnë në trajtimin e artritit. Të verdhat e vezëve gjithashtu përmbajnë vitaminë D, e cila thith kalcium dhe në këtë mënyrë forcon kockat e brishta”, tha ai.
Ai shton se është e rëndësishme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit që të hanë të verdhat e vezëve në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve të eshtrave, duke përfshirë rakitin (tek fëmijët) dhe osteoporozën (tek të rriturit)./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...