Google ADS

Po rrezikojmë të mbetemi pa fëmijë, pa e kuptuar

15:56 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Rrezikoni ta privoni veten nga të pasurit fëmijë nëse konsumoni rregullisht ushqime të shpejta (fast-food) dhe shmangni frutat.

Sipas një studimit të fundit australian, gratë që konsumojnë 4 herë në javë fast-food janë dyfish më të rrezikuara që të mos lindin fëmijë, krahasuar me ato që i konsumojnë rrallë. Ndërsa, gratë që konsumojnë fruta 3 herë në ditë ose më shumë rrisin gjasat për të ngelur shtatzënë shpejtë, transmeton Shendeti.co,.al.

Autorja kryesore e studimit, prof. Claire Roberts, nga Universiteti Adelaide, thotë se rezultatet e studimit tregojnë që një dietë cilësore, që përfshin shumë fruta dhe kufizon ushqimet e shpejta, përmirëson fertilitetin dhe ul kohën që një gruaje i duhet të ngelë shtatzënë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme