Plakja dhe humbja e dhëmbëve

13:32 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Me kalimin e kohës, dhëmbët tuaj dobësohen dhe humbasin tiparet e tyre të natyrshme, mirëpo ju akoma mund t’i mbani ata të shëndetshëm. Ndjekni këto këshilla dhe ju do të keni shumë arsye për të buzëqeshur, përfshirë këtu edhe gjatë procesit të fryerjes së qirinjëve të ëmbëlsirës tuaj të ditëlindjes.

Parandaloni prishjen e dhëmbëve
Dhëmbët tuaj janë shumë të qëndrueshëm dhe të fortë, megjithatë ata prapë mund të dëmtohen. Përtypja, bluarja dhe kafshimi dëmtojnë pjesën e jashtme të dhëmbit tuaj dhe e rrafshojnë atë shkruan Probleme.me

Ju nuk mund të shlyeni vitet të cilët kanë kontribuar në prishjen e dhëmbëve tuaj pa intervenimin e ndonjë dentisti, mirëpo ju mund të parandaloni përkeqësimin e dhëmbëve tuaj, duke mos konsumuar ushqime të forta.

Dhëmbët mund të prishen edhe nga kafshimi i dobët i cili kërkon intervenim ortodentik për tu përmirësuar dhe nga kërcitja e dhëmbëve gjatë natës, e cila mund të kërkoj përdorimin e mbrojtëses së dhëmbëve. Konsultohuni me dentistin tuaj nëse keni ndonjë nga këto dy probleme.

Pastroni mishin e dhëmbëve
Nëse ju nuk pastroni dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, bakteriet të cilat mblidhen aty mund të shkaktojnë mpirje, enjtje dhe gjakderdhje. Ato mund të shkaktojnë edhe infeksione të cilat mund të dëmtojnë eshtrat përfundi gojës.

Dentisti do t’iu ndihmojë në trajtimin e sëmundjes së mishit të dhëmbëve e cila quhet periodontitis. Nëse ju nuk kontrolloheni rreth kësaj sëmundje ajo mund të iu dëmtoj si mishin e dhëmbëve poashtu edhe eshtrat përfundi. Nëse kjo ndodhë, atëherë juve do i’u duhet t’i hiqni komplet dhëmbët e prekur nga sëmundja.

Simptomat e sëmundjes në mishin e dhëmbëve përfshijnë:

Gjakderdhje gjatë pastrimit të dhëmbëve
Mish të enjtur mbi dhëmbë
Dhëmbë të shlirë
Erë të keqe të gojës
Mënyra më e mirë për tu përkujdesur për mishin e dhmëbëve është larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe pastrimi me penjë çdo ditë. Kontrollohuni te dentisti rregullisht për pastrim dhe mos pini duhan.

Mos lejoni të i’u thahet goja
Pështyma ndihmon në mbajtjen e pastërtisë së dhëmbëve dhe parandalimin e prishjes së gojës. Me mplakje, goja thahet më shumë e më shumë dhe rreziku i prishjes së dhëmbëve rritet. Kontribut në prishje të dhëmbëve japin edhe ilaçet. Në mënyrë që të bëni neutralizimin e gojës pini më shumë ujë dhe mbani ujin në gojë disa sekonda para se ta gëlltisni. Mund të përdorni edhe çamçakëza dhe lëpirëse pa sheqer. Nëse mendoni se ilaçet tuaja janë shkaktarë të gojës së thatë, konsultohuni me mjekun në mënyrë që t’i ndryshoni ato.

Kushtojuni dhëmbëve kujdes të posaçëm nëse keni dhëmbë të ndjeshëm
Prishja e dentinës së dhëmbit, problemet me mishin e dhëmbëve dhe kalbja e dhëmbit do t’i bëjë dhëmbët tuaj më të ndjeshëm, si pasojë e kësaj juve mund t’iu dhëmbin dhëmbët papritmas nëse pini diçka shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë.

Përkujdesja ndaj dhëmbëve është parandalimi më i mirë i këtyre problemeve kjo përfshinë pastrimin me furçë, penjë dhe kontrollat te dentisti. Nëse ju keni dhëmbë shumë të ndjeshëm dentisti mund të ju rekomandoj ndonjë pastë të posaçme të dhëmbëve.

Kontrolloni konsumimin tuaj të acidit
Pijet e gazuara, pemët tropikale dhe lëngjet e fermentuara të gjitha përmbajnë acid. Ushqimet të cilat përmbajnë sheqerna dhe niseshte bëjnë që goja juaj të prodhojë acid. Acidi kontribon në prishjen e dentinës së dhëmbit.
Mos i frushkulloni këto pije në gojë. Neutralizoni acidin në gojën tuaj me anë të konsumimit të qumështit ose djathit.

Jini të vëmendshëm ndaj kancerit
Me mplakje, rreziku për zhvillimin e kancerit në gojë, fyt, gjuhë ose buzë rritet. Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë sëmundje është të ndaloni pirjen e duhanit dhe të limitoni konsumimin e alkoolit. Përdorni balsam për buzë dhe krem kundër diellit sa hërë që dilni jashtë.

Dhimbjet nuk janë simptoma të kësaj sëmundje në fillim, për këtë arsye ju duhet të kontrolloheni te dentisti rregullisht. Ai mund të dallojë ndonjë problem që nga fillimi dhe në këtë mënyrë të bëhet mënjanimi i tij. Simptoma të kancerit mund të jenë ulçerat, njollat e kuqe ose të bardha dhe ndryshimet afatgjate në gojën tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme