Mos u mashtro nga masa e vogël e pjeshkës dhe lëkura e saj delikate. Vetëm 1 kokërr nga ky frut ka mbi 15% të vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë. Kjo lëndë ushqyese ndihmon në shërimin e plagëve dhe forcon sistemin imunitar. Ajo lufton gjithashtu radikalet e lira, përbërësit kimik që lidhen me kancerin sepse mund të dëmtojnë qelizat, transmeton Shendeti.com.al.
Mbrojnë shikimin
Një antioksidues i quajtur beta-karoten i jep pjeshkave ngjyrën e tyre portokalli në të artë. Kur e konsumoni, trupi e konverton atë në vitaminë A, një lëndë ushqyese kjo shumë e rëndësishme për shikimin. Ajo ndihmon edhe pjesë të tjera të trupit, si sistemi imunitar, që të funksionojnë siç duhet.
Ndihmon me tretjen
Një pjeshkë e madhësisë mesatare siguron më shumë se 9% të fibrave që ju nevojiten çdo ditë. Ushqimet pasura me fibra mund të ofrojnë mbrojtje nga probleme shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri kolorektal. Një tjetër përfitim i rëndësishëm është se parandalon kapsllëkun.
Ju mban në formë
Pjeshkat nuk kanë yndyra të ngopura, kolesterol ose sodium. Më shumë se 85% e pjeshkës është ujë. Plus, ushqimet e pasura në fibra ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.
Merrni më shumë vitaminë E
Frutat e thata dhe farat janë një nga burimet më të njohura të vitaminës E, por nuk përjashtohen as pjeshkat. Ky antioksidues është i rëndësishëm për disa qeliza të trupit. Vitamina E mban sistemin imunitar të shëndetshëm dhe ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut duke parandaluar mpiksjen.
Mbron kockat
Pjeshkat janë të pasura gjithashtu në kalium, lëndë ushqyese kjo që balancon efektet e një diete të lartë në kripë. Kaliumi ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut, si dhe rrezikun për zhvillimin e gurëve në veshka dhe humbjes kockore. Duhet të merrni rreth 4700 miligramë kalium çdo ditë. NJë pjeshkë ka shumë se 250 miligramë.
Për një buzëqeshje rrëzëllitëse
Po aq të ëmbla sa janë, pjeshkat mund të mbrojnë edhe dhëmbët pasi kanë fluoride. Ky mineral, që e gjeni tek pasta e dhëmbëve, gjendet gjithashtu tek disa ushqime, përfshirë edhe pjeshka.
Minerali ndihmon në largimin e mikrobeve në gojë që mund të shkaktojnë kavitete.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok